NOW Berberine Phytosome x 60 Veg Capsules
NOW Berberine Phytosome është një suplement ushqimor në kapsula vegjetale, që përmban ekstrakt të rrënjës së Berberis aristata në një formulim fitosomik të standardizuar me të paktën 28% berberinë. Kjo formë kombinon ekstraktin bimor me përbërës të tjerë në një kompleks të krijuar për të përmirësuar biodisponibilitetin e berberinës krahasuar me ekstraktet standarde.
Suplementi është formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të glukozës dhe lipideve, funksionin kardiovaskular dhe ruajtjen e një përbërje të shëndetshme trupore. Formulimi fitosomik ka për qëllim të përmirësojë përthithjen e berberinës, duke e bërë këtë suplement një alternativë për personat që dëshirojnë të mbështesin funksionet metabolike dhe shëndetin kardiovaskular.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Ekstrakt i rrënjës së Berberis aristata –> Përbërës me origjinë bimore që siguron berberinën, e studiuar për rolin e saj në metabolizmin e glukozës dhe lipideve dhe në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulim fitosomik i krijuar për të përmirësuar biodisponibilitetin e berberinës.
- Kontribuon në metabolizmin normal të glukozës.
- Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të lipideve në gjak.
- Kontribuon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
- Përmban ekstrakt bimor të rrënjës së Berberis aristata, të standardizuar në berberinë.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Berberine Phytosome është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur para vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Berberine Phytosome |
550 mg | * |
|---|
Other Ingredients: Hypromellose (cellulose capsule), Microcrystalline Cellulose and Stearic Acid (vegetable source).