Vitamina dhe Suplemente

NOW Biotin 5,000mcg x 60 Capsules

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë të biotinës, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese, prodhimin e energjisë, si edhe në ruajtjen e shëndetit të flokëve, lëkurës dhe thonjve.
In stock
SKU
10414
Special Price 1 248 Lekë Regular Price 1 560 Lekë
-20%

NOW Biotin 5000 mcg është një suplement ushqimor me përqendrim të lartë të biotinës (vitamina B7), i formuluar për të plotësuar marrjen e kësaj vitamine dhe për të kontribuar në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese dhe prodhimin e energjisë. Biotina kontribuon gjithashtu në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale, si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.

Falë përmbajtjes prej 5000 mcg biotinë për kapsulë, ky suplement ofron një dozë të përqendruar të vitaminës B7, e cila merr pjesë në procese të rëndësishme metabolike dhe në funksionimin normal të organizmit.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Biotina (vitamina B7) –> Vitaminë e tretshme në ujë që kontribuon në metabolizmin normal të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, në prodhimin e energjisë, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në metabolizmin normal të lëndëve ushqyese, përfshirë karbohidratet, yndyrat dhe proteinat.
  2. Merr pjesë dhe kontribuon në proceset e prodhimit të energjisë.
  3. Ndihmon në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale.
  4. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
  5. Ofron 5000 mcg biotinë për kapsulë, në një formulë vegjetariane.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Biotin 5000 mcg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Biotin

5 mg (5,000 mcg) 16,667%

Formula përmban përbërës të tjerë si : Celulozë mikrokristalore, hipromelozë (kapsulë celuloze), acid stearik (me origjinë bimore) dhe dioksid silikoni.

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, guaska deti, arra apo susam.

Prodhohet në një impiant GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë.

 

↑
Back to Top