Vitamina dhe Suplemente

NOW Boswellia Extract 250mg x 120 Capsules

Suplement ushqimor me ekstrakt të standardizuar të bosvelias (Boswellia serrata), i formuluar për të përmirësuar shëndetin e kyçeve dhe për të kontribuar në ruajtjen e një përgjigjeje të ekuilibruar të sistemit imunitar.
In stock
SKU
15624
Special Price 3 300 Lekë Regular Price 4 130 Lekë
-20%

NOW Boswellia Extract është një suplement ushqimor që përmban ekstrakt të standardizuar të Boswellia serrata, një bimë rrëshinore e përdorur tradicionalisht në mjekësinë bimore ayurvedike. Formula përfshin përbërës bioaktivë të njohur si acide bosvelike, të cilët janë studiuar për ndikimin e tyre në enzima të përfshira në ruajtjen e shëndetit të indeve.

Ky suplement është formuluar për të siguruar një përgjigje të ekuilibruar të sistemit imunitar ndaj stresit metabolik të zakonshëm dhe ngarkesave të përditshme që përjeton organizmi. Bosvelia mund të kontribuojë në ruajtjen e funksioneve normale të organizmit, ndërsa formula e këtij suplementi përfshin edhe ekstrakt të rrënjës së shafranit të Indisë (turmerik).

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt i bosvelias (Boswellia serrata)-> Përmban acide bosvelike, të cilat janë studiuar për rolin e tyre në proceset biologjike që lidhen me përgjigjen inflamatore dhe ruajtjen e shëndetit të indeve.
  • Ekstrakt i rrënjës së shafranit të Indisë (Curcuma longa)-> Përmban kurkuminoide me veti antioksiduese, të cilat kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në mbështetjen e një përgjigje të ekuilibruar të sistemit imunitar ndaj stresit të zakonshëm metabolik.
  2. Përmirëson shëndetin e kyçeve.
  3. Ofron përbërës bimorë që janë studiuar për rolin e tyre në proceset që lidhen me përgjigjen inflamatore.
  4. Kombinon bosvelian me shafranin e Indisë, i cili përmban kurkuminoide me veti antioksiduese.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1-2 kapsula, një deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula bimore.
Përbërësit Vlerat Mesatare për Dozë Ditore Përqindja e Vlerës Ditore %

Boswellia Extract (Boswellia serrata) (Gum Resin)
(min. 65% Organic Acids including Boswellic Acid)

500 mg *

Turmeric Root Extract (Curcuma longa)
(min. 95% Curcuminoids)

200 mg *

Turmeric Root Powder (Curcuma longa)

200 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Miell orizi, hipromeloze (kapsulë celuloze) dhe laurat kalciumi.

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; maja, grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, frutat e detit, arra të pemëve ose susam.

 

↑
Back to Top