SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Grape Seed Extract Extra Strength 250mg x 90 VCapsules

Suplement antioksidant me përqendrim të lartë, i formuluar për të neutralizuar radikalet e lira dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të enëve të gjakut, sistemit imunitar dhe indeve të organizmit.
In stock
SKU
14770
Special Price 2 720 Lekë Regular Price 3 400 Lekë
-20%

Now Grape Seed Extract Extra Strength 250 mg është një suplement ushqimor me ekstrakt të përqendruar të farës së rrushit, i standardizuar me përmbajtje të lartë polifenolesh dhe proantocianidinash oligomerike (OPC), i formuluar për të ofruar mbështetje të fuqishme antioksiduese dhe për të kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Ky suplement ndihmon gjithashtu në përmirësimin e shëndetit të sistemit vaskular dhe në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të indeve të organizmit, duke vepruar si pjesë e një rutine të balancuar të kujdesit ditor.

Formulimi me përqendrim të lartë ofron 2.5 herë më shumë ekstrakt të farës së rrushit (250 mg për kapsulë) krahasuar me versionin standard (100 mg për kapsulë), duke e bërë atë një opsion më të fuqishëm për përdorim të përditshëm. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Grape Seed Extract (Ekstrakt i farës së rrushit) –> I pasur me polifenole dhe OPC që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe kontribuojnë në përmirësimin e funksionit të sistemit vaskular. 
  • Amla Extract (Ekstrakt i frutit të amla-s) –> Burim natyral i antioksidantëve që kontribuon në mbrojtjen e qelizave dhe mbështet mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
  • Rutin Powder (Rutinë) –> Flavonoid natyral që ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e enëve të gjakut dhe mbështet qarkullimin e shëndetshëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ka efekt antioksidues dhe përmirëson funksionin normal të sistemit kardiovaskular. 
  2. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm. 
  3. Formë kapsulash vegjetariane, e lehtë për t’u marrë pa përgatitje shtesë. 
  4. Dozë e përqendruar që lejon konsum më të thjeshtë krahasuar me formula me dozë të ulët. 
  5. Prodhuar me standarde të larta cilësie dhe kontrolli.

Suplementi Now Grape Seed Extract Extra Strength 250 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji, nëse merrni medikamente ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Grape Seed Extract (Vitis vinifera)
(min. 90% Total Polyphenols)

250 mg *

Amla Extract (Fruit)
(Phyllanthus emblica)

60 mg *

Rutin Powder
(from Sophora japonica Flower Bud)

50 mg *

Other Ingredients; Hypromellose (cellulose capsule), Stearic Acid (vegetable source) and Silicon Dioxide.

Back to Top