SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now L-Theanine 100mg x 90 VCapsules

Suplement ushqimor me L-Theanine, një aminoacid natyral që siguron qetësim dhe menaxhim të stresit, si edhe ruajtjen e përqendrimit pa shkaktuar përgjumje.
In stock
SKU
15781
Special Price 1 920 Lekë Regular Price 2 400 Lekë
-20%

Now L-Theanine 100 mg VCapsules është një suplement ushqimor i formuluar për të siguruar qetësim të sistemit nervor, përqendrimin dhe një gjendje të balancuar gjatë aktiviteteve të përditshme. Ky suplement është i përshtatshëm për përdorim si pjesë e një rutine të shëndetshme jetese, veçanërisht në periudha stresi të shtuar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • L-Theanine-> Aminoacid natyral që gjendet në bimën e çajit (Camellia sinensis) i cili njihet për aftësinë e tij për të nxitur relaksimin duke ruajtur vigjilencën dhe përmirëson funksionin normal kognitiv.
  • Ekstrakti i çajit jeshil pa kafeinë-> Kontribuon në përmirësimin e funksionit normal të sistemit vaskular dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular, duke plotësuar veprimin e L-Theanine në organizëm. 

Ky suplement është i përshtatshëm për persona që kërkojnë të mbështesin qetësinë mendore dhe përqendrimin si pjesë e një stili jetese të ekuilibruar.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë me L-Theanine me origjinë natyrale nga çaji jeshil. 
  2. I përshtatshëm për të siguruar relaksim të sistemit nervor gjatë ditës. 
  3. Mund të ndihmojë në ruajtjen e përqendrimit pa shkaktuar përgjumje. 
  4. Lehtësisht i përdorshëm në rutina të ngarkuara të përditshme. 
  5. Mund të përdoret gjatë periudhave të stresit të shtuar.

Suplementi Now L-Theanine 100 mg VCapsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në dy herë në ditë sipas nevojës, nëse është e mundur pas ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Të mos merret esëll në mëngjes, sepse shkakton shqetësime të stomakut.

Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

90 Kapsula.
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

L-Theanine

100 mg *

Decaffeinated Green Tea
(Camellia sinensis) (Leaf)

250 mg *

Other Ingredients; Hypromellose (cellulose capsule), Rice Flour, Stearic Acid (vegetable source) and Silicon Dioxide.

Back to Top