Now Magnesium Glycinate with BioPerine, 60 VCaps
Suplementi Now Magnesium Glycinate with BioPerine ka një formulë të pasur.
Magnesium glycinate përdor magnez të lidhur me aminoacidin glicinë, gjë që lehtëson absorbimin në zorrë. Magnezi është një mineral thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin, kontraktimin e muskujve, transmetimin e impulseve nervore dhe mineralizimin e kockave.
Ai është një kofaktor i nevojshëm për rreth 300 enzima. Proceset që kërkojnë magnez përfshijnë prodhimin e yndyrnave dhe proteinave, si dhe metabolizmin e glukozës. Statusi i magnezit është gjithashtu i rëndësishëm për rregullimin e balancës së kalciumit përmes ndikimit të tij në gjëndrën paratiroide.
Ky produkt është përforcuar me BioPerine, një ekstrakt i veçantë i piperit të zi.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet shëndetin e kockave.
- Ndihmon relaksimin dhe funksionin normal të muskujve.
- Përkrah transmetimin e impulseve nervore.
- Mbështet prodhimin e energjisë dhe metabolizmin.
- Ndihmon balancën e kalciumit përmes gjëndrës paratiroide.
- Përmirëson absorbimin falë lidhjes me glicinën dhe BioPerine.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula, një deri në dy herë në ditë pas vaktit tuaj ushqimor.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Magnesium (elemental) |
200 mg | 48% |
|
Black Pepper Fruit Extract (BioPerine) |
2.5 g | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze), acid citrik, palmitat askorbil, celulozë mikrokristaline dhe dioksid silikoni.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë, arra të thata ose susam.
Prodhuar në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.