Now Magnesium Oxide Powder, 227g
Suplementi Now Magnesium Oxide Powder ka një formulë të pasur.
Magnezi është një mineral i rëndësishëm për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin, kontraktimin e muskujve, transmetimin e impulseve nervore dhe mineralizimin e kockave.
Ai është një kofaktor i nevojshëm për rreth 300 enzima. Ndër reaksionet që katalizohen nga këto enzima përfshihen sinteza e yndyrnave, sinteza e proteinave dhe metabolizmi i glukozës. Statusi i magnezit është gjithashtu i rëndësishëm për rregullimin e balancës së kalciumit përmes ndikimit të tij në gjëndrën paratiroide.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet shëndetin e kockave.
- Ndihmon funksionin normal të muskujve.
- Përkrah transmetimin e impulseve nervore.
- Mbështet prodhimin e energjisë dhe metabolizmin.
- Ndihmon sintezën e yndyrnave dhe proteinave.
- Ndihmon balancën e kalciumit përmes gjëndrës paratiroide.
Përzieni 1/4 lugë çaji pluhur në afërsuisht 200 ml ujë të ftohtë ose lëng të pastër.
Rekomandohet ta merrni një herë në ditë pas vaktit tuaj ushqimor.
Pluhuri i pastër i magnezit oksid mund të rrisë temperaturën e lëngjeve gjatë kontaktit; prandaj, doza e rekomanduar DUHET të përzihet në të paktën 200 ml lëng të ftohtë për të neutralizuar këtë reaksion para konsumimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Magnesium (elemental) |
290 mg | 69% |
Formula nuk përmban asnjë përbërës tjetër.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, butakë, arra të thata ose susam.
Prodhuar në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.