Now Quercetin with Bromelain x 60 VCapsules
Now Quercetin with Bromelain është një suplement ushqimor i formuluar me kuercetinë, një flavonoid natyral me veti antioksiduese dhe bromelainë, një enzimë me origjinë bimore, të cilat veprojnë në mënyrë plotësuese për të përmirësuar funksionimin normal të sistemit imunitar gjatë periudhave sezonale.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Kuercetina (Quercetin)-> Është një flavonoid natyral me veti të forta antioksiduese, i cili ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe përmirëson funksionin normal të sistemit imunitar. Kuercetina kontribuon edhe në ruajtjen e funksionit normal respirator, veçanërisht gjatë periudhave sezonale.
- Bromelaina (Bromelain)-> Është një enzimë natyrale, e cila përdoret për mbështetjen e përgjigjes normale të organizmit ndaj faktorëve mjedisorë dhe për ruajtjen e balancës së sistemit imunitar. Vepron në mënyrë sinergjike me kuercetinën për të përmirësuar efektin e përgjithshëm të formulës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e kombinuar me dy përbërës aktivë në një produkt të vetëm.
- I përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave sezonale.
- Ndihmon në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të organizmit.
- Vjen në formën e kapsulave bimore.
Suplementi Now Quercetin with Bromelain është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula, dy herë në ditë, 20 minuta para vakteve të ushqimit. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Personat me stomak të ndjeshëm mund ta marrin suplementin gjatë ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Quercetin |
800 mg | * |
|---|---|---|
|
Bromelain (2400 GDU/g) |
165 mg | * |
Other Ingredients; Microcrystalline Cellulose, Hypromellose (cellulose capsule), Magnesium Stearate (vegetable source) and Silicon Dioxide.