Now Take A Zen Ten Essential Oil Blend Roll-On
Now Take A Zen Ten Essential Oil Blend Roll-On është një përzierje e vajrave esencialë me bazë vajin e jojobës, e formuluar në format roll-on për aplikim të lehtë dhe praktik në përdorim të përditshëm.
Ky kombinim përfshin vajra natyralë si lavanda, portokalli, mandarina, patchouli, ylang ylang, kamomil dhe sandali, të cilët së bashku krijojnë një aromë të butë lulesh dhe agrumesh, të përshtatshme për momente relaksi dhe qetësie gjatë ditës.
Produkti është i testuar për pastërtinë dhe cilësinë e përbërjes, duke garantuar mungesën e aromave sintetike dhe përbërësve kimikë të shtuar, dhe është një zgjedhje e përshtatshme për përdorim aromaterapeutik në çdo kohë të ditës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Ofron efekt qetësues dhe relaksues.
- Ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe ankthit.
- Përmirëson ndjesinë e mirëqenies dhe balancës emocionale.
- Aromë freskuese floral dhe citrus për një përvojë të këndshme.
- Lehtë për t’u përdorur kudo falë formatit roll-on.
Aplikojeni në shputat e këmbëve ose në pjesën e pasme të qafës para gjumit dhe sa herë që nevojitet një ndjesi qetësuese gjatë ditës. Mund të riaplikohet sipas dëshirës.
Presioni i tepërt mbi roller-in mund të shkaktojë rrjedhje të vajit.
Pas përdorimit të vajrave esencialë, mbyllni menjëherë dhe mirë kapakun për të shmangur oksidimin. Për rezultate më të mira, ruajeni produktin në temperaturë dhome dhe në shishen origjinale. Shmangni ekspozimin ndaj nxehtësisë, si dollapët mbi soba, rrezet direkte të diellit dhe ambientet me lagështi të lartë.
Përbërësit: Vaji i farës së Xhoxhobës (Simmondsia Chinensis), Vaji i Lulës së Lavandës (Lavandula Angustifolia), Vaji i Lëkurës së Portokallit (Citrus Sinensis), Vaji i Lëkurës së Mandarinës (Citrus Reticulata), Vaji i Patchouli (Pogostemon Cablin), Vaji i Lules Ylang Ylang (Cananga Odorata), Vaji i Lules së Kamomilit (Anthemis Nobilis), Vaji i Drurit Sandal (Santalum Album).