NOW Vitamin B-1 100mg x 100 Tablets
NOW Vitamin B-1 100 mg është një suplement ushqimor që përmban tiaminë (vitaminë B1) në formën e hidroklorurit të tiaminës, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e sistemit nervor. Vitamina B1 luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve, duke kontribuar në shndërrimin e tyre në energji të përdorshme nga organizmi.
Gjithashtu, tiamina kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, të muskujve dhe të zemrës. Ajo merr pjesë në proceset fiziologjike që mundësojnë përcjelljen e sinjaleve nervore dhe funksionimin e duhur të qelizave nervore dhe muskulore. Çdo dozë siguron 100 mg hidroklorur tiamine, duke ofruar një sasi të përqendruar të kësaj vitamine për plotësimin e dietës.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Vitamina B1 (tiaminë)–> Vitaminë e tretshme në ujë, që kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në shndërrimin e karbohidrateve në energji dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Gjithashtu, kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe të zemrës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron një dozë të përqendruar të vitaminës B1 për plotësimin e nevojave ushqimore.
- Kontribuon në shndërrimin e lëndëve ushqyese në energji të përdorshme nga organizmi.
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe të zemrës.
- Merr pjesë në proceset që mundësojnë përcjelljen normale të impulseve nervore.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Ndihmon në plotësimin e dietës me vitaminë B1, veçanërisht kur marrja e saj nga ushqimi është e pamjaftueshme.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
NOW Vitamin B-1 100 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Thiamin |
100 mg |
8,333% |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Celulozë mikrokristalore, acid stearik (me origjinë bimore) dhe stearat magnezi (me origjinë bimore).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, guaska deti, arra apo susam.
Prodhohet në një impiant GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë.