Now Vitamin C-1000 Sustained Release x 100 Tablets
Now Vitamin C-1000 Sustained Release Tablets është një suplement ushqimor me vitaminë C 1000 mg dhe çlirim të zgjatur, i formuluar për të përmirësuar sistemin imunitar, sintezën e kolagjenit dhe mbrojtjen antioksiduese të organizmit.
Ky suplement përmban gjithashtu ekstrakt të trëndafilit të egër (Rose Hips) dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një rutine të shëndetshme jetese.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina C (Acidi askorbik)-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në formimin e kolagjenit për shëndetin e lëkurës, kockave dhe indeve lidhëse, si dhe vepron si antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Ekstrakti i trëndafilit të egër (Rose Hips)-> Burim natyral i vitaminës C dhe komponimeve antioksiduese, i cili përmirëson veprimin e përgjithshëm të formulës.
Sistemi me çlirim të zgjatur (Sustained Release) mundëson çlirimin gradual të vitaminës C gjatë ditës, duke ndihmuar në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë me çlirim të zgjatur për furnizim gradual gjatë ditës.
- Përmirëson sistemin imunitar dhe sintezën e kolagjenit.
- Siguron mbrojtje antioksiduese të organizmit.
- Dozë e përshtatshme për përdorim të përditshëm.
- Kombinim me përbërës natyralë mbështetës.
- Formulë praktike në një tabletë të vetme.
Suplementi Now Vitamin C-1000 Sustained Release Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin C (as Ascorbic Acid) |
1 g (1,000 mg) | 1111% |
|---|---|---|
|
Rose Hips Powder |
25 mg | * |
Other Ingredients; Microcrystalline Cellulose, Hypromellose (cellulose), Hydroxypropyl Cellulose, Vegetarian Coating [hypromellose (cellulose), stearic acid (vegetable source), sunflower lecithin, triethyl citrate, sunflower oil] and Magnesium Stearate (vegetable source).