Now Omega-3 Fish Oil, Molecularly Distilled 30 Softgels
Now Omega-3, Molecularly Distilled Softgels është një suplement ushqimor me vaj peshku, që ofron 1,000 mg vaj peshku për çdo kapsulë, duke përfshirë 180 mg EPA dhe 120 mg DHA.
Produkti prodhohet nën standarde shumë të rrepta të kontrollit të cilësisë dhe testohet për ndotës potencialisht të dëmshëm si PCB-të, dioksinat, merkurin dhe metalet e tjera të rënda. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), hulumtimet mbështetëse, tregojnë se konsumimi i acideve yndyrore omega-3 EPA dhe DHA mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sëmundje koronare të zemrës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet shëndetin e zemrës, sepse përmbajtja e EPA dhe DHA ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve dhe në përmirësimin e funksionit kardiovaskular.
- Përmirëson funksionin e trurit, sepse acidet yndyrore omega-3 luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e kujtesës, përqendrimit dhe mirëqenies mendore.
- Ndihmon shëndetin e kyçeve dhe kockave, sepse ka veti anti-inflamatore që mund të lehtësojnë ndjesinë e ngurtësisë dhe dhimbjeve artikulare.
- Promovon shëndetin e syve,sepse DHA është një përbërës i rëndësishëm i retinës, duke ndihmuar në ruajtjen e shikimit normal.
- Mbështet sistemin imunitar, sepse ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit inflamator dhe mbrojtjen qelizore.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, sepse doza e ekuilibruar prej 1,000 mg vaj peshku për kapsulë e bën të lehtë marrjen e sasisë së nevojshme ditore të omega-3.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula, një deri tri herë në ditë, duke e shoqëruar me ushqim.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Calories |
20 | |
|
Total Fat |
2 g | 3% |
|
Saturated Fat |
0.5 g | 3% |
|
Polyunsaturated Fat |
1 g | * |
|
Monounsaturated Fat |
0.5 g | * |
|
Fish Oil Concentrate |
2 g (2,000 mg) | * |
|
Omega-3 Fatty Acids: |
||
|
Eicosapentaenoic Acid (EPA) |
360 mg | * |
|
Docosahexaenoic Acid (DHA) |
240 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si :
- Kapsulë xhelatinoze [xhelatinë lope (pa BSE), glicerinë, ujë] dhe d-alfa Tokoferol (nga luledielli).
- Peshk (hamsi, sarde, ton).
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : maja, grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, fruta deti apo susam.
Prodhohet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë.