Vitamina dhe Suplemente

NOW Pantothenic Acid 500mg x 100 Veg Capsules

Suplement ushqimor që përmban acid pantotenik (vitaminë B5), i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë, sintezën dhe metabolizmin normal të hormoneve steroide dhe neurotransmetuesve.
In stock
SKU
11876
Special Price 2 240 Lekë Regular Price 2 800 Lekë
-20%

NOW Pantothenic Acid 500 mg është një suplement ushqimor që përmban acid pantotenik (vitaminë B5), një vitaminë e tretshme në ujë, e rëndësishme për metabolizmin normal të energjisë. Vitamina B5 është përbërës i koenzimës A, e cila merr pjesë në proceset metabolike që mundësojnë shndërrimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave në energji, si dhe në sintezën dhe metabolizmin e hormoneve steroide, vitaminës D dhe disa neurotransmetuesve.

Acidi pantotenik kontribuon gjithashtu në performancën normale mendore dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. Ky suplement ofron 500 mg vitaminë B5 për kapsulë dhe është i përshtatshëm për plotësimin e dietës me këtë lëndë ushqyese, e cila luan rol të rëndësishëm në funksionimin normal të organizmit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Acidi pantotenik (vitamina B5) –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në sintezën dhe metabolizmin normal të hormoneve steroide, vitaminës D dhe neurotransmetuesve, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Kalciumi –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në ruajtjen e funksionit normal të muskujve dhe të neurotransmetimit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
  2. Mbështet sintezën dhe metabolizmin normal të hormoneve steroide, vitaminës D dhe neurotransmetuesve.
  3. Përmban 500 mg vitaminë B5 në çdo kapsulë, në një dozë të përqendruar.
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të muskujve.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Pantothenic Acid 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula.
Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Pantothenic Acid (Vitamin B-5)
(from Calcium Pantothenate)

500 mg 10,000%

Calcium(from Calcium Pantothenate)

45 mg 3%

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze) dhe Acid Stearik (burim bimor).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk, butakë ose arra.

Prodhohet në një fabrikë GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë

↑
Back to Top