ESI Pappa Reale 1000 x 16 Pocket Drink
ESI Pappa Reale 1000 është një suplement ushqimor me bazë qumështin e bletës, polenin, hekurin, acerolan dhe boronicën, të kombinuara me mjaltë gështenje italiane. Formula është krijuar për të plotësuar dietën në periudhat kur organizmi ka nevojë për më shumë energji dhe vitalitet, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm në rastet e lodhjes fizike dhe rënies së energjisë.
Falë kombinimit të përbërësve me origjinë natyrore, ESI Pappa Reale 1000 ndihmon në plotësimin e nevojave ushqyese të organizmit dhe kontribuon në ruajtjen e funksionimit normal të tij. Përmbajtja e hekurit e bën formulën veçanërisht të përshtatshme për periudhat e lodhjes dhe rraskapitjes, ndërsa përbërësit e tjerë plotësojnë veprimin e saj tonik dhe ushqyes. Doza ditore siguron afërsisht 1000 mg qumësht blete të freskët, duke e bërë këtë suplement një zgjedhje të përshtatshme për fëmijë, të rritur dhe persona të moshuar në periudha kur kërkohet një mbështetje shtesë ushqyese dhe energjizuese.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Qumështi i Bletës –> Përbërës natyral me vlerë ushqyese, i përdorur tradicionalisht për të kontribuar në vitalitetin, rritjen e energjisë dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
- Poleni –> Përbërës natyral i pasur me lëndë ushqyese, që plotëson vlerën ushqyese të formulës.
- Hekuri –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Acerola –> Burim natyral i vitaminës C, e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Boronica –> Burim natyral i përbërjeve antioksiduese, veçanërisht polifenoleve.
- Mjalti i Gështenjës –> Përbërës natyral që plotëson formulën dhe i jep suplementit vlerë ushqyese dhe shije karakteristike.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e pasur me përbërës me origjinë natyrore.
- E përshtatshme për periudhat e lodhjes fizike dhe rënies së energjisë.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- E përshtatshme për përdorim nga fëmijët, të rriturit dhe personat e moshuar.
- Suplementi vjen në formë bustine që tretet në ujë, e cila e bën më të lehtë përdorimin, sidomos nga personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
ESI Pappa Reale 1000 është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijët, të rriturit dhe personat e moshuar.
Rekomandohet të merrni 1 bustinë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Hidhni përmbajtjen e një bustine në një gotë dhe shtoni në të rreth 150-200 ml ujë pa gaz, në temperature ambienti. Përziejeni mirë për disa sekonda dhe konsumojeni menjëherë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Qumësht blete i liofilizuar (lat. Pappa Reale liofilizzata) |
333,3 mg (korrespondon me 1000 mg qumësht blete të freskët) |
|
Lëng i koncentruar boronice |
250 mg |
|
Ekstrakt poleni |
100 mg |
|
Hekur |
2.8 mg |
|
Acerola |
0.1 ml |