Pharmaline B-Vital Total Solution, 100ml
Suplementi Pharmaline B-Vital Total Solution ka një formulë të pasur.
Suplementi Pharmaline B-Vital Total Solution në formë të lëngshme përbëhet nga një formulë multivitaminike që përfshin të gjithë gamën e vitaminave të grupit B në doza të balancuara mes tyre.
Vitaminat e grupit B mbështesin shumë funksione të rëndësishme të organizmit, përfshirë :
- Metabolizmin normal të energjisë (vitamina B1, B6, B12).
- Hematopoiezën fiziologjike (vitamina B9 ose acid folik).
- Formimin e rregullt të qelizave të kuqe të gjakut (vitamina B12).
- Metabolizmin fiziologjik të homocisteinës (vitamina B6, B9 ose acid folik, B12).
- Funksionimin normal të sistemit imunitar (B6, B12).
Vitamina B1, B6 dhe B12 kontribuojnë gjithashtu në funksionimin normal psikologjik dhe funksionimin normal të sistemit nervor.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet metabolizmin normal të energjisë dhe redukton lodhjen.
- Përmirëson funksionimin normal të sistemit nervor dhe shëndetin mendor.
- Ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të kuqe të gjakut.
- Forcon funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Përkrah metabolizmin normal të homocisteinës.
- Mbështet mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe vitalitetin.
Suplementi Pharmaline B-Vital Total Solution mund të përdoret nga fëmijë dhe të rritur, vetëm sipas dozave të duhura :
Për fëmijët: Rekomandohet të marrin një dozë prej 5 ml në ditë.
Për të rritur: Rekomandohet të marrin një dozë prej 10 ml në ditë.
Të tundet mirë para përdorimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për dozë ditore | %VNR |
|
Inositol |
100 mg | - |
|
Acid Pantotenik |
18 mg | 300 |
|
Vitamin B6 |
9.5 mg | 678 |
|
Vitamin B2 |
10 mg | 714 |
|
Vitamin B1 |
10 mg | 909 |
|
Vitamin B12 |
25 mcg | 1000 |
|
Acid Folik |
400 mcg | 200 |
Përbërësit:
- Ujë
- Fruktozë
- Inositol
- Vitaminë B12 (cianokobalaminë)
- Acid pantotenik (kalcium D-pantotenat)
- Emulgator: lecitina
- Konservues: sorbat kaliumi, benzoat natriumi
- Vitaminë B2 (riboflavinë 5’-fosfat natriumi)
- Vitaminë B1 (tiaminë klorhidrat)
- Vitaminë B6 (piridoksinë klorhidrat)
- Aromë
- Acidifikues: acid citrik
- Acid folik i veshur (acid pteroil-monoglutamik)
- Ëmbëlsues: acesulfame K
Formula nuk përmban gluten dhe laktozë.