SUPLEMENTE DHE USHQIME

Pharmaline Macrostip Oral Solution, 250ml

Suplement i dizenjuar me një formulë të tillë që shërben për të ndihmuar në rregullimin natyral të funksionit të zorrëve dhe lehtësimin e kapsllëkut kronik apo episodik.
In stock
SKU
pharm19
1 981 Lekë

Suplementi Pharmaline Macrostip Oral Solution ka një formulë të pasur.

Suplementi Pharmaline Macrostip Oral Solution është një produkt mjekësor me bazë Macrogol 4.000, i treguar për kapsllëkun kronik, fecalomet, si dhe për situata që kërkojnë pastrim të plotë të kolonit.

Ai është gjithashtu i përshtatshëm për kapsllëk me kolikë episodike ose kronike.

Ky produkt vepron si laksativ me mekanizëm osmotik, duke rregulluar funksionet intestinale. Nuk absorbohet, nuk fermenton në zorrë, nuk irriton mukozën dhe eliminohet në feces në formë të paprekur.

Falë aftësisë së tij për të lidhur ujin, Macrostip zbut fecet dhe lehtëson evakuimin, duke ofruar një veprim të qëndrueshëm edhe me përdorim të gjatë.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Lehtëson dhe normalizon funksionin intestinal në mënyrë natyrale. 
  2. Ndihmon në eliminimin e feceve të forta pa irrituar zorrët. 
  3. Ofron zbutje dhe rehati gjatë evakuimeve. 
  4. Përshtatet për përdorim afatshkurtër ose afatgjatë, pa humbur efektivitetin. 
  5. Nuk shkakton fermentim ose fryrje të barkut. 
  6. Ideale për pastrimin e plotë të zorrëve kur kërkohet për procedura diagnostike. 
  7. Vepron në mënyrë të butë dhe të sigurt, duke qenë i tolerueshëm për të gjitha moshat mbi 3 vjeç.

Ky suplement mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë, vetëm nëse merret në dozat e duhura.

Dozat në varësi të moshës paraqiten më poshtë:

Foshnjat 6 muaj – 1 vit (peshë mbi 7 kg): 5-10 ml solucion në ditë, të tretura në një gotë 50 ml me ujë, preferohet një marrje e vetme në mëngjes.

Fëmijë 2-3 vjeç: 10-15 ml solucion në ditë, të tretura në një gotë 150 ml me ujë, lëng frutash ose çaj, preferohet një marrje e vetme në mëngjes.

Fëmijë 4-7 vjeç: 15-30 ml solucion në ditë, të tretura në një gotë 150 ml me ujë, lëng frutash ose çaj, preferohet një marrje e vetme në mëngjes.

Të rritur dhe fëmijë mbi 8 vjeç: 20-40 ml solucion në ditë, të tretura në një gotë 150 ml me ujë.

Pas përdorimit, shpëlajeni masën matëse me ujë të ngrohtë dhe mos e vendosni përsëri në kuti derisa të jetë tharë plotësisht.

Të ruhe në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon, 250 ml

Përbërësit (lëndë aktive terapeutike): Një flakon 250 ml përmban Macrogol 4.000, 125 g.

Eksipientë(lëndë ndihmëse të formulimit): ujë i pastër, acid citrik, aromë, benzoat natriumi, sorbat kaliumi, sucralozë.

Pa gluten, laktozë, konservantë dhe aromë të shtuar.

Back to Top