SUPLEMENTE DHE USHQIME

Pharmaline Pandetox x 40 Tableta

Suplement, i cili mbështet funksionin e mëlçisë, tretjen dhe ekuilibrin e organizmit në mënyrë natyrale.
In stock
SKU
pharm25
2 545 Lekë

Suplementi Pharmaline Pandetox ka një formulë të pasur.

Suplementi Pharmaline Pandetox është një suplement ushqimor, i cili përmban ekstrakte të thata të titulluara të Cynara scolimus, Phyllanthus niruri, vitaminë E dhe kolinë.

Pandetox tableta të mbuluara favorizon funksionin e mëlçisë falë ekstrakteve të titulluara të Phyllanthus niruri, Cynara scolymus dhe kolinës. Ekstrakti i Cynara scolimus është gjithashtu i dobishëm për të përmirësuar funksionin tretës, funksionet pastruese të organizmit dhe eliminimin e gazrave intestinalë. Favorizon metabolizmin e karbohidrateve dhe të lipideve, përkatësisht falë ekstraktit të Phyllanthus niruri dhe kolinës.

Formulën e plotëson vitamina E, e cila, së bashku me ekstraktin e Cynara scolymus, ushtron veprim antioksidues.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Mbështet mëlçinë dhe energjinë e përditshme. 
  2. Ndihmon tretjen dhe lehtëson diskomfortin abdominal. 
  3. Favorizon pastrimin natyral të trupit. 
  4. Redukton ndjesinë e fryrjes dhe gazrave. 
  5. Promovon metabolizmin e shëndetshëm të yndyrnave dhe sheqernave. 
  6. Lufton stresin oksidativ dhe mbështet sistemin mbrojtës të trupit.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, më mirë para vakteve kryesore të ushqimit.

MOS e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

Të mbahet larg fëmijëve nën moshën 3 vjeç.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

40 Tableta
Përbërësit  Vlerat mesatare për 2 Tableta % VNR

Carciofo e.s.

400 mg

*

Fillanto e.s.

400 mg

*

Colina

200 mg

*

Vitamin E 

60 mg

500 %

Përbërësit:

  • Agjent mbushës: celulozë mikrokristaline
  • Kolinë bitartrat
  • Gjethe karçofo (Cynara scolymus L.), ekstrakt i titruar 13% në acid klorogjenik
  • Bar phyllanthus (Phyllantus niruri L.), ekstrakt i titruar 3% në acide të hidhura
  • Vitaminë E acetat 50% (DL-alfa-tokoferol)
  • Trasues: hidroksipropilcelulozë
  • Agjentë anti-ngjitës: kripëra magnezi të acideve yndyrore, dioksid siliciumi
  • Agjentë mbulesë: hidroksipropil-metilcelulozë, polietilenglikol

Pa laktozë dhe pa gluten.

Back to Top