Pharmaline Viscoflu x 20 Bustina
Suplementi Pharmaline Viscoflu ka një formulë të pasur.
Suplementi Pharmaline Viscoflu është një suplement ushqimor në formë granulati për përdorim oral të përgatitur menjëherë, me fruktozë dhe ëmbëltues, që përmban N-acetil-L-cisteinë e kombinuar me promelazë (Serrazimes, enzimë proteolitike e nxjerrë nga fermentimi i kontrolluar i maltodekstrinave nga Aspergillus mellus), së bashku me vitaminë C dhe riboflavinë. Ky kombinim është i dobishëm për mbrojtje kundër stresit oksidativ, për efikasitetin e përgjigjes imunitare dhe për trofizmin e mukozave, veçanërisht në nivelin e rrugëve të frymëmarrjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Mbështet mukozat dhe rrugët e frymëmarrjes për mbrojtje natyrale.
- Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të reagojë më mirë ndaj stresit oksidativ.
- Nxit mirëqenien e mukozave dhe elasticitetin e tyre.
- Kombinim i zgjedhur i N-acetil-L-cisteinës, Promelazës, vitaminës C dhe riboflavinës për efekt të përforcuar.
- I lehtë për tu përdorur dhe i shijshëm në formë suspensioni oral.
Suplementi mund të përdoret nga fëmijë dhe të rritur vetëm në dozat e duhura, të dhëna më poshtë:
Fëmijë mbi 3 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 bustinë në ditë.
Të rritur: Rekomandohet të marrin 2 bustina në ditë (në mëngjes dhe në mbrëmje).
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Të mbahet larg fëmijëve nën moshën 3 vjeç.
| Përbërësit | Vlerat mesatare të dozës për fëmijë mbi 3 vjeç | Vlerat mesatare të dozes për të rritur |
|
N-acetil-L-cisteina |
300 mg | 600 mg |
|
Vitamina C |
200 mg | 400 mg |
|
Promelase (Serrazimes) |
33 mg | 66 mg |
|
Riboflavina |
1,4 mg | 2,8 mg |
Përbërësit:
- Fruktozë
- N-acetil-cisteinë
- Vitaminë C (acid L-askorbik)
- Aromë
- Acidifikues: acid citrik
- Promelase (Serrazimes, enzimë proteolitike nga maltodekstrinat e fermentuara, përmban gjurmë gluten dhe soje)
- Agjent anti-aglomerant: dioksid siliciumi
- Agjentë mbushës: hidroksipropilmetilcelulozë, celulozë
- Ëmbëltues: acesulfame K
- Vitaminë B2 (riboflavinë)