Power Health Fleriana Lice Shampoo, 100ml
Shampoja Natyrale Fleriana kundër parazitëve është një zgjidhje natyrale e plotë për heqjen e tyre nga skalpi i kokës. Formula inovative, nga lëndë të para natyrore, me efikasitet klinikisht të provuar 100% që nga aplikimi i parë.
Veprimi i saj i drejtpërdrejtë bazohet në përzierjen e vajrave bimore nga kokosi (Coco nucifera) që përmban, të cilat kanë aftësinë të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes së parazitëve, duke i shkaktuar atyre vdekje të sigurt nga mbytja.
Falë mënyrës mekanike të veprimit të produktit, parazitët dhe vezët e tyre nuk krijojnë rezistencë ndaj këtyre përbërësve natyrorë. Është hipoalergjik, i sigurt, jotoksik, miqësor me mjedisin, pa parabene, alkool apo përbërës të tjerë që mund të shkaktojnë alergji. Gjithashtu është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës antioksidantë, duke kujdesur flokët dhe duke lënë një ndjesi freskie dhe pastërtie. Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Certifikim CE – Produkt teknologjie mjekësore.
- Klinikisht i provuar në studime in vivo se eliminon parazitët.
- Vepron brenda 15 minutash.
- Parandalon riprodhimin e tyre dhe siguron trajtim afatgjatë.
- I përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë nga mosha 6 muajsh.
- Me 2 mënyra aplikimi (në flokë të lagur ose të thatë).
- Pa parabene, alkool apo përbërës të tjerë që mund të shkaktojnë alergji.
Tundeni mirë përpara përdorimit. Ky produkt mund të përdoret në dy mënyra:
- Përdorimi në flokë të lagët: Pasi të beni ndarjen në seksione të flokëve aplikoni një sasi të mjaftueshme ( 25 ml për flokë të shkurtër dhe 50 ml për flokë të gjatë) në flokë të lagur, duke e masazhuar mirë. Sigurohuni që të përhapni shampon në të gjithë gjatesinë nga rrenja deri në majë si dhe tek lëkura mbrapa veshëve dhe në qafë. Lëreni për 15 deri në 45 minuta deri në eleminimin e plotë të parazitëve dhe te vezeve te tyre.Krihini floket me krehrin qe eshte ne paketim .Me pas mund te shpelani floket.
- Përdorimi në flokë të thatë: Pas aplikimit mund të bëhet shpëlarja pas 8 orësh ose ditën e nesërme. Nuk krijon yndyrë në flokë.
Kjo shampo është e përshtatshme për të gjithë familjen. Ideale për fëmijët mbi 6 muajsh dhe të rriturit.
Evitoni kontaktin me sytë, gojën dhe fytyrën.
Përbërës aktiv: Vaj kokosi (Coco nucifera).
Formula nuk përmban paraben dhe alkool.
Formula përmban parfum, por pa përmbajtje alergjenesh.