Power Health Hydrolytes Stevia & Vitamin C 500mg
Paketa e suplementeve Power Health Hydrolytes Stevia & Vitamin C 500 mg ka një formulë të pasur.
Suplementi Power Health Hydrolytes Sports është një suplement ushqimor për elektrolitet dhe glukozën. Hydrolytes Sports është një kombinim i avancuar i elektroliteve me 5 përbërës aktivë (magnez, hekur, zink, mangan, bakër), të cilët humbasin me djersitje gjatë ushtrimeve fizike.
Elektrolitet, si kaliumi dhe magnezi, janë minerale që gjenden natyralisht në trupin tonë. Balancimi i mineraleve është thelbësor për funksionimin normal të qelizave, muskujve dhe nervave. Kur ky ekuilibër prishet, mund të ndodhë dehidratim. Çrregullimi i ekuilibrit mund të shkaktohet pas diarresë ose djersitjes sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës, por dhe gjatë ushtrimeve fizike intensive. Hydrolytes është një kombinim i kaliumit dhe natriumit.
Në sajë të përbërësve që ka formula, funksionet e tyre janë:
- Magnezi, hekuri, mangani dhe bakri kontribuojnë në funksionimin normal të proceseve metabolike që synojnë prodhimin e energjisë.
- Magnezi ndihmon në balancimin e elektroliteve, redukton lodhjen dhe plogështinë, dhe mbështet sintezën normale të proteinave.
- Kaliumi ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut në nivel normal.
- Zinku, bakri dhe mangani ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Paketa përmban edhe suplementin Power Health Vitaminë C që është një antioksidant i fuqishëm, i cili mbështet sistemin imunitar, ndihmon në prodhimin e kolagjenit për lëkurën, kockat dhe dhëmbët, përmirëson energjinë dhe redukton lodhjen, si dhe ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimi.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë përshkumëzuese në ditë. Këto janë tableta të cilat treten në një gotë me ujë (afërsisht 200-250ml).
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet para vaktit të ushqimit, kryesisht si suplement ushqimor.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementi Power Health Hydrolytes Sports, 20 Tableta Efervescente (përshkumëzuese)
Suplementin Vitamin C, 20 Tableta Efervescente (përshkumëzuese)
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 tabletë | % Vlerë Ditore e Referencës |
|
Glucose |
1000 mg | * |
|
Sodium |
263 mg | * |
|
Potassium |
300 mg | 15% |
|
Chloride |
195 mg | 24.3% |
|
Magnesium |
80 mg | 21.4% |
|
Iron |
3 mg | 21.4% |
|
Zinc |
3 mg | 30% |
|
Manganese |
0.5 mg | 25% |
|
Copper |
0.3 mg | 30% |
Formula nuk përmban sheqer, gluten dhe laktozë.