Power Health Platinum Calcium Plus 30 Tableta
Suplementi Power Health Platinum Calcium Plus ka një formulë të pasur.
Suplementi Power Health Platinum Calcium Plus është një suplement ushqimor i përshtatshëm për:
- Personat që kanë mungesë kalciumi.
- Persona me sistem skeletor të dobët.
- Fëmijë dhe adoleshentë.
- Gratë në menopauzë.
- Të moshuarit.
Pjesa më e madhe e kalciumit gjendet në kockat dhe dhëmbët tanë dhe përbën rreth 2% të peshës së trupit të njeriut. Për shfrytëzim maksimal të kalciumit, është e nevojshme të ketë mjaftueshmëri të vitaminës D dhe magnezit.
- Suplementi Power Health Platinum Calcium Plus është me një formulë që përbëhet nga kalcium, vitaminë D dhe magnez, të cilat kontribuojnë në:
- Mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve në mënyrë normale.
- Funksionimin normal të muskujve.
Kalciumi dhe vitamina D:
- Ndihmojnë në reduktimin e humbjes së mineralit të kockave tek gratë pas menopauzës. Dendësia e ulët minerale e kockave është një faktor rreziku për fraktura osteoporotike.
- Janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët.
Përveç kësaj, vitamina D kontribuon në:
- Absorbimin/funksionimin normal të kalciumit dhe fosforit & nivelet normale të kalciumit në gjak.
- Reduktimin e rrezikut për rënie të lidhur me paqëndrueshmërinë posturale dhe dobësinë e muskujve. Rënia është një faktor rreziku për fraktura kockore tek burrat dhe gratë mbi 60 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë pas ushqimit ose sipas rekomandimit te mjekut.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 tabletë |
|
Calcium (Ca) |
400 mg |
|
Magnesium (Mg) |
130 mg |
|
Vitamin D3 (cholecalciferol) |
2,5 μg (100 iu) |
Calcium Plus siguron absorbim maksimal të kalciumit dhe është i kombinuar me vitaminë D në formë të bio-disponueshme D3 – kolekalciferol – dhe magnez.
Formula nuk përmban sheqer, gluten, laktozë dhe konservantë.
I përshtatshëm për vegetarianët.