Power Health Platinum Coenzyme Q10 x 30 Capsula
Suplementi Power Health Platinum Coenzyme Q10 ka një formulë të pasur.
Koenzima Q10, e njohur edhe si ubikinonë, gjendet në mënyrë natyrale në të gjitha qelizat tona dhe vepron si koenzim në transportin e oksigjenit me qëllim prodhimin e energjisë.
Suplementi Power Health Platinum Coenzyme Q10 është me cilësi të lartë dhe bio-disponueshmëri, pa metale të rënda, i mbrojtur nga vitamina E dhe i formuluar në një mjedis të sojës jo të modifikuar gjenetikisht. Koenzima Q10 gjithashtu ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe kontribuon në mbrojtjen antioksiduese të qelizave.
Me kalimin e moshës, nivelet e koenzimës Q10 në organizëm ulen, por duke patur parasysh rëndesinë e koenzimës Q10 me funksione të tilla si:
- Funksionimin normal të metabolizmit për prodhimin e energjisë.
- Mbrojtjen e qelizave nga oksidimi.
- Mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet.
Atëherë mund të themi se përdorimi i këtij suplementi zëvendëson mjaft mirë reduktimin dhe mungesat e kësaj koenzime në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Rrit nivelin e energjisë në mënyrë natyrale.
- Përmirëson qëndrueshmërinë fizike dhe performancën e muskujve.
- Forcon mbrojtjen antioksiduese të trupit kundër stresit oksidativ.
- Ndihmon lëkurën të ruajë elasticitetin dhe shëndetin.
- Mbështet funksionin normal të zemrës dhe qelizave të organizmit.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, kryesisht në mëngjes para ushqimit si suplement ushqimor ose sipas rekomandimit te mjekut.
Rekomandohet për atletët, vegjetarianët, personat me mungesë të koenzimës Q 10.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Të mbahet larg nga fëmijët.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 tabletë |
|
Coenzyme Q10 |
30mg |
Coenzyme Q10 nga linja Classics Platinum Range është me cilësi të lartë dhe bio-disponueshmëri, pa metale të rënda dhe i mbrojtur nga vitamina E.
Formulohet nga sojë jo e modifikuar gjenetikisht.
Formula nuk përmban sheqer, gluten, laktozë dhe konservantë.
I përshtatshëm për vegetarianët.