SUPLEMENTE DHE USHQIME

Power Health Platinum Livapure x 30 Tableta

Suplement me një formulë të dizajnuar për të mbështetur funksionin normal të mëlçisë dhe metabolizmin e yndyrave.
In stock
SKU
pow12
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 200 Lekë

Suplementi Power Health Platinum Livapure ka një formulë të pasur.

Suplementi Power Health Platinum Livapure është një suplement ushqimor me një përbërje të specializuar për të mbështetur funksionin e mëlçisë dhe metabolizmin e yndyrave.

Përmban ekstrakt të farës së çafit të qumështit (milk thistle), i cili ofron 240 mg silimarin, në kombinim me vitamina (B6, B12, acid folik), kolinë dhe kalcium. Bari i çafit të qumështit rritet në rajonin e Mesdheut dhe është përdorur që nga lashtësia për efektet e tij të dobishme. Substanca aktive, silimarina, merret nga farat e bimës. Kolina i përket familjes së vitaminave B dhe sintetizohet nga trupi ynë. Kolina është një komponent i fosfolipideve, të cilat marrin pjesë në strukturën e membranave qelizore.

Falë përbërjes që kjo formulë ka, avantazhet që suplementi sjell gjatë përdorimit të tij janë :

  1. Siguron mirëmbajtjen e funksionit normal të mëlçisë, falë kolinës. 
  2. Siguron metabolizmin normal të homocisteinës, falë kolinës,vitaminave B6, B9 & B12. 
  3. Siguron metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, falë vitaminës B6. 
  4. Siguron metabolizmin normal të lipideve, falë kolinës. 
  5. Siguron funksionimin normal të enzimave tretëse, falë kalciumit. 
  6. Siguron sintezën normale të aminoacideve, falë vitaminës B9. 
  7. Siguron funksionimin normal të sistemit imunitar, falë vitaminave B6, B9 & B12.

Çafi i qumështit përdoret tradicionalisht për të mbështetur funksionin e mëlçisë si edhe për lehtësimin simptomatik të çrregullimeve tretëse (p.sh. fryrje, dispepsi).

Për shkak të të gjitha këtyre vetive të sipër përmendura, ky suplement mund të përdoret :

  1. Nga personat me dietë të paekuilibruar. 
  2. Nga të moshuarit.
  3. Nga sportistët ose personat që ushtrohen shpesh.

Rekomandohet të përdoret nga të rriturit vetëm 1 tabletë në ditë. Preferohet të merret pas një vakti ushqimor kryesor të ditës.

Ky suplement uk është i përshtatshëm për personat nën moshën 18 vjeç.

Mos e merrni në rast të hipersensitivitetit ndaj ndonjërit nga përbërësit e përfshirë.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 tabletë % Vlerë Ditore e Referencës

Milk thistle seed extract of which

300 mg *

Silymarin

240 mg *

Choline

150 mg *

Calcium

120 mg 15

Vitamin Β6

0.28 mg 20

Folic acid

40 μg 20

Vitamin Β12

0.5 μg 20

Formula përmban edhe përbërës të tjerë si: Fosfat dikalcium, kolinë bitartrat, ekstrakt i farës së çafit të qumështit, celulozë mikrokristaline, hidroksipropilmetilcelulozë, talk, hidroksipropilcelulozë, acid stearik, oksid hekuri i zi, oksid hekuri i verdhë, oksid hekuri i kuq, glicerinë, gliceril dibehenat, stearat magnezi, dioksid silici, cianokobalaminë (vitamina B12), piridoksinë hidroklorid (vitamina B6), acid pterilmonoglutamik (acidi folik).

Back to Top