SUPLEMENTE DHE USHQIME

Power Health Platinum Omegalen Ultra Odourless x 30 Kapsula

Suplement i avancuar me acide yndyrore Omega-3, i dizajnuar për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin normal të trurit dhe sistemin imunitar.
In stock
SKU
pow16
Special Price 1 710 Lekë Regular Price 1 900 Lekë

Suplementi Power Health Platinum Omegalen Ultra Odourless ka një formulë të pasur.

Suplementi Power Health Platinum Omegalen Ultra Odourless është një suplement ushqimor me vaj peshku të pastër, që siguron acide yndyrore Omega-3 për shëndetin e zemrës.

Përmban vaj peshku të distiluar molekularisht me një mbulesë të veçantë, për absorbim maksimal dhe pa shije të padëshiruar. Ai kombinohet me tokoferole për mbrojtjen e tyre të veçantë antioksiduese, duke ofruar një përzierje të pasur dhe efikase të acideve yndyrore të pangopura totale Omega-3. Omega-3 është një grup i acideve yndyrore thelbësore të pangopura që trupi ynë nuk mund t’i sintetizojë, prandaj duhet të merren domosdoshmërisht përmes dietës.

Nga ky grup i acideve yndyrore Omega-3, dy janë më të rëndësishmet: EPA (Acid Eikozapentaenoik) dhe DHA (Acid Dokosaheksaenoik).

DHA & EPA ndihmojnë në :

  1. Mirëmbajtjen e nivelit normal të triglicerideve në gjak (marrja ditore e 2 g DHA së bashku me EPA).
  2. Presionit normal të gjakut (marrja ditore e 3 g DHA së bashku me EPA).
  3. Funksionimit normal të zemrës.

DHA ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit normal të trurit dhe shikimit (marrja ditore e 250 mg).

Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë. Preferohet të merret pas një vakti ushqimor ose sipas udhëzimeve të një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Kundërindikacione:

  1. EPA ul presionin e gjakut, duke rritur efektin e barnave antihipertensive.
  2. Për më tepër, është kundërindikuar gjatë terapisë me antikoagulantë.
  3. Studimet gjithashtu kanë treguar se vajrat e peshkut mund të reduktojnë efektin e pilulave kontraceptive.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula

 

Përbërësit Vlerat mesatare për 1 kapsulë % Vlerë Ditore e Referencës

Fish Oil concentrate providing

1000 mg *

Total Omega 3 of which

750 mg *

EPA

500 mg *

DHA

250 mg *

Vitamin Ε

7.5 mg 62.5

Formula përmban edhe përbërës të tjerë si :Vaj peshku, gelatinë, glicerinë, ujë i pastër, shellak, D-alfa-tokoferol, niseshte e modifikuar, karboksimetilcelulozë natriumi, talk, trigliceride, dioksid silici.

Back to Top