SUPLEMENTE DHE USHQIME

Power Health Platinum Zinc Plus C x 30 Tableta

Suplement, i cili kombinon zinkun dhe vitaminën C për të mbështetur sistemin imunitar, mbrojtjen antioksiduese dhe mirëqenien e përgjithshme të trupit.
In stock
SKU
pow20
Special Price 990 Lekë Regular Price 1 100 Lekë

Suplementi Power Health Platinum Zinc Plus C ka një formulë të pasur.

Suplementi Power Health Platinum Zinc Plus C është një suplement ushqimor që përmban zink dhe vitaminë C. Zinku është një nga elementët gjurmë më të rëndësishëm në trupin e njeriut, pasi është thelbësor për funksionimin e duhur të çdo qelize. Në kombinim me vitaminën C, kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Për më tepër avantazhet specifike të secilit prej përbërësve janë:

Zinku kontribuon në:

  1. Funksionin normal mendor dhe të kujtesës. 
  2. Sintezën normale të proteinave dhe ADN-së. 
  3. Fertilitetin dhe riprodhimin normal. 
  4. Metabolizmin normal të acideve dhe bazave, makronutrientëve, acideve yndyrore dhe vitaminës A. 
  5. Ruajtjen e gjendjes normale të kockave, flokëve, thonjve dhe lëkurës. 
  6. Ruajtjen e nivelit normal të testosteronit në gjak. 
  7. Ruajtjen e shikimit normal.

Vitamina C kontribuon në:

  1. Funksionimin normal të sistemit imunitar gjatë dhe pas ushtrimeve fizike intensive.
  2. Formimin normal të kolagjenit për funksionimin e duhur të enëve të gjakut, kockave, kërcit, lëkurës dhe dhëmbëve.
  3. Funksionimin normal të sistemit nervor.
  4. Rritjen e përthithjes së hekurit.
  5. Reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
  6. Funksionimin normal psikologjik.

Ky suplement është një zgjedhje ideale për ata që duan të stimulojnë sistemin imunitar dhe të reduktojnë ndjesinë e lodhjes nga jeta e përditshme intensive!

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet përpara një vakti ushqimor ose sipas udhëzimeve të profesionistit të kujdesit shëndetësor.

Mos e përdorni në rast alergjie ndaj ndonjërit nga përbërësit e produktit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Të mbahet larg fëmijëve.

30 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 tabletë % Vlerë Ditore e Referencës

Zinc (zinc citrate)

16 mg 160 %

Vitamin C

150 mg 187.5 %

Formula përmban përbërës të tjerë si : Acid askorbik, celulozë mikrokristhallore, citrat zinku, shtresë mbështjellëse, gliceril dibehenat, stearat magnezi.

Pa gluten, laktozë, sheqer dhe konservantë.

Formulë vegane.

Back to Top