Power Health Vitamin C 500mg
Suplementi Power Health Vitamin C ka një formulë të pasur.
Suplementi Power Health Vitamin C 500mg vjen në formë tabletash përtypëse me shije të këndshme portokalli, duke ofruar mënyrën më praktike për të marrë vitaminën klasike të të gjitha kohërave. Formuluar për përthithje të lehtë dhe përdorim të përditshëm, duke e bërë këtë suplement lehtësisht të pranueshëm për përdorim.
Meqënëse formula përmban Vitaminë C, atëherë avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron funksionim normal të sistemit imunitar.
- Siguron mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Siguron funksionim normal të sistemit imunitar gjatë dhe pas ushtrimeve intensive fizike.
- Mundëson formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të enëve të gjakut, kockave, kërcit, gingivave, lëkurës dhe dhëmbëve.
- Siguron metabolizmin normal të prodhimit të energjisë.
- Redukton e lodhjes dhe plogështinë.
- Siguron funksionim normal të sistemit nervor.
- Rrit absorbimin (përthithjen) e hekurit.
Rekomandohet të përtypni 1 tabletë në ditë, si suplement ushqimor, para një vakti ushqimor.
Tabletat kanë shije të këndshme portokalli.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji, merrni medikamente ose keni probleme shëndetësore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat mesatare për 1 tabletë |
|
Vitamin C |
500 mg |
Formula përmban përbërës të tjerë si: sorbitol, askorbat sodium, acid askorbik, mono dhe digliceride të acideve yndyrore, aromë portokalli, aspartame, acesulfam, dhe riboflavinë.
Formula nuk përmban sheqer apo konservues.
Tabletat kanë shije të këndshme portokalli.