Power of Nature Platinum Magnesium Premium-5 x 60 Kapsula
Suplementi Power of Nature Platinum Magnesium Premium-5 ka një formulë të pasur.
Suplementi Power of Nature Platinum Range Magnesium Premium 5 është një suplement ushqimor që përmban një kombinim të 5 formave të ndryshme të magnezit me biodisponibilitet të lartë (citrat magnezi, bisglicinat, taurat, karbonat dhe oksid) së bashku me vitaminë B6. Formula e tij unike siguron absorbim dhe shfrytëzim optimal nga trupi.
Përfitimet e Magnezit & Vitaminës B6 si përbërës kryesorë të këtij suplementi janë:
Magnezi:
- Kontribuon në funksionin normal të muskujve.
- Mbështet sintezën normale të proteinave.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të elektroliteve.
- Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor dhe prodhimin e energjisë.
Vitamina B6:
- Kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit.
- Mbështet rregullimin e aktivitetit hormonal.
- Përmirëson funksionin normal psikologjik.
Rekomandohet të merrni një deri në dy kapsula në ditë. Këshillohet që ky suplement të merret më së miri para një vakti, si suplement ushqimor ose sipas udhëzimeve të mjekut.
Kundërindikacionet:
- -Konsumi i magnezit duhet shmangur nga individët me dështim renal dhe sëmundje neuromuskulare.
- -Duhet të merret të paktën 2 orë larg terapive me antibiotikë, pasi mund të ndikojë në absorbimin e medikamentit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 kapsulë | % Vlerë Ditore e Referencës |
|
Magnesium |
187.5 mg | 50% |
|
Vitamin B6 |
2.1 mg | 150% |
Formula përmban edhe përbërës të tjerë si :Citrat magnezi, karbonat magnezi, guaska e kapsulës (hidroksipropilmetilcelulozë), bisglicinat magnezi, oksid magnezi, taurát magnezi, stearat magnezi, dioksid silikoni, piridoksal 5'-fosfat (vitamina B6).
Formula nuk përmban gluten, laktozë dhe sheqer.