Trace Minerals Power Pak Sugar Free Orange Mango x 30 Stick Packs
Trace Minerals Electrolytes Powder PowerPaks është një suplement ushqimor në formë pluhuri eferveshent (përshkumëzues) me elektrolite, vitamina dhe minerale gjurmë jonike, i formuluar për të siguruar hidratimin e përditshëm të organizmit dhe balancën e mineraleve.
Çdo dozë individuale përmban vitaminë C, vitamina D3, B6 dhe B12, si dhe minerale si zink, mangan dhe selen, të kombinuara me një spektër të plotë të mineraleve gjurmë jonike.
Falë formatit të tij praktik në pako me një dozë të vetme, produkti është i lehtë për t’u përdorur në çdo moment të ditës, duke u tretur shpejt në ujë dhe duke ofruar një pije të këndshme me shije të ndryshme, në këtë rast me shije të përzierë të frutave të portokallit dhe mangos.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në sigurimin e hidratimit normal të organizmit gjatë rritjes së nevojave për lëngje dhe elektrolite.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe mineraleve në trup.
- Vitamina C kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitaminat D3, B6 dhe B12 kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e sistemit nervor.
- Përmban minerale gjurmë si zink, selen dhe mangan që marrin pjesë në procese të ndryshme fiziologjike të organizmit.
- Formë eferveshente (përshkumëzuese) që tretet lehtë në ujë, duke mundësuar konsum të thjeshtë dhe të shpejtë.
- Paketim me dozë të vetme, praktik për përdorim në çdo moment të ditës.
Suplementi Trace Minerals Electrolyte Power Paks është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 paketë në ditë.
Hapni paketën dhe përzieni përmbajtjen me 60–90 ml ujë, duke e holluar sipas preferencës së shijes.
Në varësi të nevojave për aktivitet fizik dhe hidratim, mund të merren paketa shtesë gjatë ditës.
Për përdorim te fëmijët rekomandohet këshillimi paraprak me mjekun ose profesionistin e kujdesit shëndetësor.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Calories |
5 | |
| Total Carbohydrate | 1 g |
<1% |
|
Total Sugars |
1 g | * |
|
Includes 1 g Added Sugars |
2% | |
|
Vitamin C (as Ascorbic Acid) |
1,200 mg | 1333% |
|
Vitamin D3 (as Cholecalciferol) |
25 mcg | 125% |
|
Thiamin [Vitamin B1] (as Thiamin HCL) |
0.45 mg | 38% |
|
Ribofalvin |
0.43 mg | 33% |
|
Niacin (Vitamin B3) |
5 mg | 31% |
|
Vitamin B6 (as Pyridoxine HCL) |
10 mg | 588% |
|
Folate (as 150 mcg calcium L-5-Methyltetrahydrofolate) |
255 mcg DFE | 64% |
|
Vitamin B12 (as Methylcobalamin) |
25 mcg | 1042% |
|
Pantothenic Acid (as d-Calcium Pantothenate) |
3 mg | 60% |
|
Calcium (as Calcium Lactate) |
60 mg | 5% |
|
Magnesium (from Magnesium Malate, CTM) |
100 mg | 24% |
|
Zinc (as Zinc Citrate) |
5 mg | 45% |
|
Selenium (as Sodium Selenite) |
35 mcg | 64% |
|
Manganese (as Manganese Citrate) |
1 mg | 43% |
|
Chromium (as Chromium Picolinate) |
10 mcg | 29% |
|
Sodium (as Sodium Bicarbonate) |
75 mg | 3% |
|
Potassium (from Potassium Citrate, CTM) |
200 mg | 4% |
|
ConcenTrace® Trace Minerals (CTM) |
100 mg | * |
|
Alpha Lipoic Acid |
1 mg | * |
|
Boron (from Boron Acid, CTM) |
175 mcg | * |
Formula përmban edhe përbërës të tjerë si : Ksilitol, acid citrik jo-GMO, përzierje aromash natyrale, gumë arabike (Acacia senegal), acid malik, Reb A, beta-karoten (për ngjyrë), Reb M (OnoSweet™), silikë.
Nuk ka alergjenë të njohur.