Vitamina dhe Suplemente

ESI Propolaid Alcohol-Free Extract, 50ml

Suplement ushqimor me bazë ekstrakti të propolisit, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në ruajtjen e shëndetit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
In stock
SKU
0934-1
Special Price 560 Lekë Regular Price 700 Lekë
-20%

ESI Propolaid Alcohol-Free Extract është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, me bazë ekstrakti të propolisit dhe Echinacea, dy përbërës me origjinë natyrore të përdorur tradicionalisht për kujdesin ndaj sistemit imunitar dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Formula është krijuar për të kontribuar në funksionimin e mekanizmave natyralë të mbrojtjes së organizmit, veçanërisht në periudhat kur kërkohet kujdes i shtuar për shëndetin respirator.

Propolisi është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët dhe Echinacea kombinohen në një formulë praktike pa alkool, të përshtatshme për plotësimin e dietës së përditshme. Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, produkte të qumështit, gluten, laktozë ose OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Ekstrakti i Propolisit –> Substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, e pasur me përbërës natyralë si flavonoidet, që përdoret tradicionalisht për kujdesin ndaj mbrojtjes natyrale të organizmit dhe rrugëve të frymëmarrjes.
  • Echinacea purpurea (Ekinacea vjollcë) –> Bimë e përdorur tradicionalisht për të përmirësuar mekanizmat natyralë të mbrojtjes së organizmit dhe për kujdesin ndaj rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në ruajtjen e shëndetit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
  2. Kombinon dy përbërës me origjinë natyrore në një formulë të vetme.
  3. Kontribuon në funksionimin e mekanizmave natyralë të mbrojtjes së organizmit.
  4. Formula nuk përmban alkool, e përshtatshme për përdorim të përditshëm.
  5. Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, produkte të qumështit, gluten, laktozë ose OMGJ.
  6. Suplementi vjen në formë të lëngshme me pika, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Propolaid Alcohol-Free Extract është i përshtatshëm për përdorim nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 4 deri në 12 vjeç: Rekomandohet të marrin 10–15 pika, 2 herë në ditë.
  • Fëmijët mbi moshën 12 vjeç dhe të rriturit: Rekomandohet të marrin 20–30 pika, 2 herë në ditë. 

Suplementi mund të merret direkt ose të hollohet në pak ujë, në varësi të preferencës suaj.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon me pikatore, 50 ml.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë propolisi, i titruar në 12%

60 mg

Ekstrakt i thatë i Echinacea purpurea

30 mg
↑
Back to Top