Vitamina dhe Suplemente

ESI Propolaid Throat Spray Junior, 20ml

Suplement ushqimor për fëmijët, në formë spray dhe me shije luleshtrydhe, i formuluar për qetësimin dhe lehtësimin e irritimeve të lehta dhe shqetësimeve të fytit, veçanërisht gjatë periudhave të irritimit, kollës dhe shqetësimeve të fytit.
In stock
SKU
14599
Special Price 656 Lekë Regular Price 820 Lekë
-20%

ESI Propolaid Throat Spray Junior është një suplement ushqimor në formë spreji për përdorim oral, i formuluar posaçërisht për fëmijët dhe i bazuar në ekstrakt propolisi. Formula është krijuar për kujdesin e fytit, veçanërisht gjatë periudhave të shoqëruara me kollë dhe shqetësime të fytit, ndërsa shija e luleshtrydhes e bën përdorimin më të këndshëm dhe më të pranueshëm për fëmijët.

Formati praktik i sprejit mundëson aplikim të drejtpërdrejtë në gojë dhe përdorim të lehtë gjatë ditës. Formula është pa alkool dhe nuk përmban aromatizues apo ngjyrues artificialë, gluten, laktozë, sheqer të shtuar ose OMGJ.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Propolisi –> Substancë natyrale e prodhuar nga bletët, e përdorur tradicionalisht për kujdesin e fytit dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. I përshtatshëm për kujdesin e fytit te fëmijët gjatë periudhave me kollë dhe shqetësime të fytit.
  2. Përmban ekstrakt propolisi, përbërës i përdorur tradicionalisht në kujdesin ndaj rrugëve të frymëmarrjes.
  3. Qetëson dhe lehtëson irritimet e lehta dhe shqetësimet e fytit.
  4. Suplementi vjen në formë spray, me shije luleshtryshe, e cila e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.
  5. Formula nuk përmban aromatizues apo ngjyrues artificialë, gluten, laktozë, sheqer të shtuar ose OMGJ.

ESI Propolaid Throat Spray Junior është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët mbi moshën 3 vjeç.

Rekomandohet të bëni 4–5 spërkatje (rreth 0,5 ml), deri në 4 herë gjatë ditës. Spërkateni drejtpërdrejt në gojë.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon me spray, 20 ml.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë propolisi, i titruar në 12%

60 mg

Polifenole totale, të shprehura si galanginë

7.2 mg
↑
Back to Top