Vitamina dhe Suplemente

ESI Propolaid Throat Spray Mint, 20ml

Spray për fytin pa alkool, që kombinon ekstraktin e propolisit me vajin esencial të mentes, i formuluar për të qetësuar dhe freskuar fytin e irrituar, si edhe për të kontribuar në shëndetin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
In stock
SKU
0942
Special Price 680 Lekë Regular Price 850 Lekë
-20%

ESI Propolaid Throat Spray Mint është një spray për fytin, pa alkool, i formuluar me ekstrakt propolisi dhe vaj esencial mente për kujdesin ndaj fytit dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Kombinimi i këtyre dy përbërësve me origjinë natyrore e bën formulën të përshtatshme për përdorim gjatë periudhave të shoqëruara me irritim, kollë ose shqetësime të fytit. Ky spray menjëherë pas përdorimit qetëson dhe freskon fytin e irrituar.

Vaji esencial i mentes i jep formulës një karakter balsamik dhe një ndjesi freskie gjatë përdorimit, ndërsa forma në sprej mundëson aplikim të drejtpërdrejtë dhe praktik në zonën e fytit. Formula është pa alkool dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, produkte të qumështit, gluten, laktozë ose OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Propolisi –> Substancë natyrale e prodhuar nga bletët, e përdorur tradicionalisht për kujdesin e fytit dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
  • Menta (Mentha piperita) –> Vaji esencial i mentes ka veprim balsamik dhe kontribuon në funksionimin normal të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. I përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave me shqetësime të fytit dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
  2. Veprimi balsamik i mentes ofron një ndjesi freskie dhe rehatie në fyt.
  3. Përmban propolis dhe vaj esencial menteje në një formulë të vetme.
  4. Formati spreji mundëson aplikim të drejtpërdrejtë dhe praktik në zonën e fytit. 
  5. Formula është pa alkool dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, produkte të qumështit, gluten, laktozë ose OMGJ.

ESI Propolaid Throat Spray Mint është i përshtatshëm për përdorim në rastet e dhimbjeve dhe irritimeve të fytit.

Rekomandohet të bëni 4 deri në 5 spërkatje gjatë ditës. Spërkateni spray-in drejtpërdrejt në gojë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon me spraj, 20 ml.

Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë propolisi, i titruar në 12%

15 mg

Vaj esencial mente

1.5 mg
↑
Back to Top