Vitamina dhe Suplemente

ESI Retin Active x 20 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të syve dhe funksionimit normal të shikimit, duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
0949
Special Price 1 288 Lekë Regular Price 1 610 Lekë
-20%

ESI Retin Active është një suplement ushqimor i formuluar për kujdesin e përditshëm të shëndetit të syve dhe funksionimit normal të shikimit. Formula kombinon vitamina A, C dhe E me luteinë, zeaksantinë dhe ekstrakt të boronicës së zezë, duke ofruar një kombinim të përbërësve të përzgjedhur për të plotësuar nevojat ushqyese të lidhura me shëndetin e syve.

Prania e vitaminave dhe ekstrakteve natyrale e bën suplemnetin një formulë të përshtatshme për plotësimin e dietës së përditshme me përbërës të rëndësishëm për funksionin normal të shikimit dhe mbrojtjen antioksiduese të qelizave. Formula nuk përmban aromatizues ose ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina A-> Kontribuon në ruajtjen e shikimit normal dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  • Vitamina C-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Vitamina E-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ falë veprimit të saj antioksidues.
  • Luteina-> Një karotenoid i pranishëm natyrshëm në retinë dhe përbën një nga përbërësit kryesorë të formulës për kujdesin ushqyes të syve.
  • Zeaksantina-> Një karotenoid i pranishëm natyrshëm në retinë dhe plotëson formulën së bashku me luteinën për kujdesin e syve.
  • Boronica e zezë (Bilberry)-> Kontribuon në funksionimin normal të mikroqarkullimit dhe ka veprim antioksidues. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të syve dhe funksionimit normal të shikimit.
  2. Ndihmon në plotësimin e nevojave ushqyese të syve në kuadër të një diete të ekuilibruar.
  3. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  4. Ofron një kombinim të vitaminave dhe karotenoideve të rëndësishme për shëndetin e syve.
  5. Formula nuk përmban aromatizues ose ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë apo OMGJ.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Retin Active është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

20 Kapsula.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore 

Ekstrakt i thatë i frutit të boronicës së zezë, i titulluar në 25%

60 mg

Luteinë

15 mg

Zeaksantinë

0.68 mg

Vitaminë A

1200 μg

Vitaminë E

30 mg

Vitaminë C

180 mg
↑
Back to Top