Rilasti Sun System Transparent Stick (SPF 30), 4ml
Rilastil Sun System Transparent Stick (SPF 30) është një mbrojtës dielli në formë stick me mbrojtje të lartë SPF30, i formuluar për lëkurë të ndjeshme.
Ai është formuluar për të mbrojtur zona të lokalizuara dhe delikate të fytyrës të tilla si; buzët, hunda, veshët dhe shenjat (cikatricet).
Ky stick kompakt aplikohet lehtësisht dhe nuk lë mbetje të bardha apo ndjesi yndyrore në lëkurë.
Formula e tij transparente është rezistente ndaj ujit dhe hipoalergjike, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm, edhe në lëvizje.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- UVA/UVB Filters –> Filtrat UVA/UVB janë përbërës aktivë që mbrojnë lëkurën nga rrezatimi diellor, duke ndihmuar në parandalimin e djegieve, plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve qelizore.
- Emollient Base –> Baza emoliente zbut dhe hidraton lëkurën, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe përmirëson përhapjen e njëtrajtshme të produktit.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje SPF 30 ndaj rrezeve UVB dhe UVA për të parandaluar djegiet e diellit, skuqjen dhe dëmtimet afatgjata të lëkurës.
- Formulë e posaçme për zonat delikate si buzët, hunda, mollëzat, konturi i syve, si dhe për shenjat, njollat e lindura ose pigmentuese.
- Përmban një përzierje antioksidantësh si Vitamina E (Tokoferol) dhe ekstrakte bimore (Schisandra chinensis, Pinus pinaster) për të ndihmuar në parandalimin e plakjes nga dielli dhe stresit oksidativ.
- Ka një teksturë transparente, e cila përhapet dhe përthithet lehtësisht, duke mos lënë mbetje të bardha ose ndjesi yndyrore në lëkurë pas aplikimit.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
- Shumë rezistente ndaj ujit dhe djersës, ideale për ditë aktive jashtë dhe për not.
- Hipoalergjenik dhe i testuar nën mbikëqyrje dermatologjike.
- Testuar për Nikel, Kobalt, Krom, Palladium dhe Merkur (më pak se 1ppm secili) për të minimizuar rreziqet e irritimit.
Rilastil Sun System Transparent Stick (SPF 30) është një mbrojtës dielli i përshtatshëm për t`u aplikuar në zonat më delikate të fytyrës.
Aplikoni në lëkurë në mënyrë të barabartë një sasi të konsiderueshme të mbrojtësit afërsisht 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Përsërisni aplikimin çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Coco-Caprylate/Caprate, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diethylhexyl Butamido Triazone, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Tocopherol, Ethyl Vanillin, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Diglycerin, Glycerin, Aqua (Water), Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.