Rilastil After Sun Transparent Spray, 200ml
Rilastil After Sun Transparent Spray është një emulsion fluid me një teksturë të lehtë, që përthithet shpejt dhe është ideal për fytyrë dhe trup.
Ai është i indikueshëm pas ekspozimit në diell, sepse ofron lehtësim të menjëhershëm dhe një ndjesi të këndshme freskie.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ujë–> Bazë e formulës që shërben si medium për shpërndarjen e përbërsve të tjerë dhe ndihmon në hidratimin fillestar të lëkurës.
- Panthenol–> Provitamina B5 që qetëson dhe rigjeneron lëkurën e irrituar, nxit rigjenerimin e indeve dhe përmirëson elasticitetin dhe ndjesinë e butësisë.
- Hyaluronic Acid (Acid Hialuronik)–> Molekulë hidratuese që mban lagështinë në lëkurë, duke e bërë atë më të thatë dhe më elastike; ndihmon në rehidratimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli.
- Allantoin–> Agjent qetësues dhe ëmbëlsues që ndihmon në përmirësimin e rigjenerimit të lëkurës dhe redukton irritimin apo ndjesinë e nxehtësisë.
- Pro DNA Complex (Kompleks mbrojtës i ADN-së)–> Përzierje e përbërësve me fuqi antioksiduese që ndihmon në mbrojtjen e ADN-së qelizore kundër dëmit oksidativ nga rrezet UV (testuar in vitro), duke kontribuar në shëndetin afatgjatë të indeve.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Qetëson dhe freskon lëkurën mbas ekspozimit të gjatë në diell.
- Rikthen nivelet e lagështisë dhe parandalon që lëkura të qëndrojë e thatë.
- Mbron ADN-në qelizore nga dëmtimi oksidativ dhe përmirëson tonalitetin dhe kompaktësinë e lëkurës.
- Formula transparente përthithet shpejt pa lënë mbetje të yndyrshme ose ngjitëse.
- Vjen në formë spray duke e bërë të lehtë aplikimin në të gjitha zonat e trupit.
- Hipoalergjik, i testuar klinikisht, dhe pa ngjyra artificiale apo përbërës nga gruri, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Rilastil After Sun Transparent Spray është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni spray pas ekspozimit në diell dhe shpërndani produktin në mënyrë të barabartë mbi zonat e prekura, duke masazhuar butësisht për të favorizuar përthithjen e tij.
Riaplikoni në mënyrë të herëpashershme pas disa orësh në mënyrë që të arrini rezultat me të shpejtë.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Ethylhexyl Palmitate, Glycerin, Isononyl Isononanoate, Ceteareth-25, Menthyl Lactate, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Bis-PEG/PPG-16/16 PEG/PPG-16/16 Dimethicone, Hydroxyacetophenone, Tapioca Starch, Trideceth-9, PEG-5 Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Polymethylsilsesquioxane, Diglycerin, Sodium Citrate, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).