DERMOKOZMETIKA

Rilastil Sun System After Sun Gel, 200ml

Xhel transparent dhe rigjenerues, i formuluar për të qetësuar dhe rikthyer lagështinë e lëkurës së fytyrës dhe trupit pas ekspozimit në diell. Ai është formuluar posaçërisht për të siguruar lehtësim të menjëhershëm nga skuqja dhe irritimi, duke ndihmuar gjithashtu në ruajtjen e një ngjyrimi të thellë dhe të qëndrueshëm për më gjatë.
In stock
SKU
Rilastil33
Special Price 1 395 Lekë Regular Price 2 790 Lekë
-50%

Rilastil Sun System After Sun Gel është një xhel rigjenerues për lëkurën pas ekspozimit të gjatë në diell.

Ai qetëson intensivisht lëkurën, duke i rikthyer butësinë e saj natyrale dhe gjithashtu ofron lehtësim të menjëhershëm dhe një ndjesi të këndshme freskie.

I formuluar posaçërisht për të siguruar lehtësim të menjëhershëm nga skuqja dhe irritimi, duke ndihmuar gjithashtu në ruajtjen e një ngjyrimi të thellë dhe të qëndrueshëm për më gjatë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Panthenol (Provitamina B5)–> Qetëson dhe rigjeneron lëkurën e irrituar, ndihmon në riparimin e indeve të dëmtuara nga dielli dhe përmirëson elasticitetin dhe butësinë e lëkurës.
  • Hyaluronic Acid (Acid Hialuronik)–> Siguron hidratim intensiv duke mbajtur lagështinë në lëkurë, ndihmon në parandalimin e tharjes dhe rigjenerimin e epidermës pas ekspozimit në diell.
  • Allantoin–> Vepron si agjent qetësues dhe rigjenerues, zvogëlon irritimin dhe nxit rigjenerimin e qelizave të lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron qetësim intensiv sepse lehtëson shpejt lëkurën e irrituar ose të nxehur nga dielli, duke rikthyer butësinë e saj natyrale. 
  2. Siguron lagështi të menjëhershme dhe një ndjesi të këndshme freskie. 
  3. Mbron ADN-në qelizore nga dëmtimet oksidative të shkaktuara nga rrezet UV. 
  4. Nuk është e yndyrshme dhe përthithet shpejt, pa lënë lëkurën të ndihet e yndyrshme ose ngjitëse. 
  5. E përshtatshme me të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. 
  6. Hipoalergjik, i testuar klinikisht, dhe pa ngjyra artificiale apo përbërës nga gruri, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Rilastil Sun System After Sun Gel është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni xhelin pas ekspozimit në diell dhe shpërndani produktin në mënyrë të barabartë mbi zonat e prekura, duke masazhuar butësisht për të favorizuar përthithjen e tij.

Riaplikoni në mënyrë të herëpashershme pas disa orësh në mënyrë që të arrini rezultat me të shpejtë.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Përbërësit;  Aqua (Water), Alcohol Denat., Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, C12-13 Pareth-9, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Diglycerin, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyacetophenone, Tocopheryl Acetate, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).

Back to Top