DERMOKOZMETIKA

Rilastil Sun System Allergy (SPF 50+), 50ml

Emulsion me mbrojtje shumë të lartë i formuluar posaçërisht për parandalimin e alergjive nga dielli dhe për mbrojtjen e lëkurës shumë reaktive ose intolerante. Ai është formuluar për personat që përjetojnë simptoma si kruarje, skuqje ose irritim gjatë ekspozimit ndaj rrezeve UV.
In stock
SKU
Rilastil3
Special Price 2 095 Lekë Regular Price 4 190 Lekë
-50%

Është një emulsion ultra i lehtë, që përthithet shpejt dhe mbron lëkurën e ndjeshme dhe reaktive kundër rrezeve UVA, UVB, IR dhe HEV, duke ndihmuar në minimizimin e rrezikut për alergji.

Parandalon shfaqjen alergjive dhe djegieve nga dielli duke i rikthyer lëkurës hidratimin dhe rehati.

I përshtatshem për lëkurat që vuajnë nga alergjia ndaj diellit (fotoalergji) reaktive dhe intolerante ndaj kozmetikës së zakonshme. 

Formulë hipoalergjike, rezistente ndaj ujit, pa alkool dhe pa aromë, që garanton kujdesin dhe mbrojtjen më të mirë për lëkurë të ndjeshme dhe delikate.

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron një mbrojtje të plotë ndaj rrezeve të diellit dhe dritës së dukshme, duke zvogëluar rrezikun e alergjive dhe dëmtimeve aktinike. 
  2. Tekstura ultra e lehtë dhe përbërësit qetësues ndihmojnë në reduktimin e kruarjes, skuqjes dhe simptomave të lëkurës reaktive. 
  3. Siguron hidratim intensiv dhe mbështetje e barrierës së lëkurës. 
  4. Ka veprim antioksidues dhe rigjenerues. 
  5. I sigurt për përdorim në lëkurë shumë të ndjeshme dhe delikate. 
  6. Mund të aplikohet gjatë aktiviteteve të jashtme, duke ofruar mbrojtje të qëndrueshme edhe pas djersitjes ose notit.

Rilastil Sun System Allergy (SPF 50+) është i përshtatshëm për lëkura të ndjeshme dhe delikate ndaj dielli, të prirura për të krijuar alergji si skuqje, kruarje etj.

Ky krem mund të përdoret vetëm nga të rritur.

Tundeni mirë përpara përdorimit.

Aplikoni në mënyrë të barabartë në zonat e ekspozuara 20-30 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni mbrojtësin shpesh gjatë ekspozimit në diell, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

50 ml

Përbërësit;  Aqua (Water), Dibutyl Adipate, Diethylhexyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Salicylate, Coco-Caprylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Ethylhexyl Triazone, Silica, Polyester-7, Euphorbia Cerifera Cera [Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax], Neopentyl Glycol Diheptanoate, Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Niacinamide, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Magnesium Sulfate, Cetyl Alcohol, Disteardimonium Hectorite, Polyglycerin-6, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone.

Back to Top