Rilastil Sun System Baby Transparent Spray (SPF 50+), 200ml
Rilastil Sun System Baby Transparent Spray (SPF50+) ofron mbrojtje të gjerë UVA/UVB me një formulë transparente dhe rezistente ndaj ujit, e cila aplikohet lehtësisht edhe mbi lëkurë të lagur, duke garantuar mbrojtjen e duhur nga dielli.
Ai mbron lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve nga rrezet UVB dhe UVA dhe ka një veprim antioksidant, duke parandaluar shfaqjen e djegieve të diellit, njollave dhe eritemës.
Rilastil Sun System Baby Transparent Spray (SPF50+) ka një teksturë të lehtë që përthithet shpejt prandaj nuk lë ndjesi yndyrore apo ngjitëse mbi lëkurë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine –> Siguron mbrojtje të lartë UVA/UVB si filtër dielli.
- Bisabolol –> Qetëson dhe zvogëlon irritimet e lëkurës.
- Schisandra Chinensis Fruit Extract –> Ushtron veprim antioksidant dhe mbron lëkurën.
- Artemisia Umbelliformis Extract –> Qetëson lëkurën dhe e mbron atë nga inflamacioni.
- Pro-DNA Complex –> Mbron ADN-në e qelizave dhe ruan elasticitetin e lëkurës.
- Glycerin & Diglycerin –> Sigurojnë hidratim dhe ruajnë butësinë e lëkurës.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron mbrojtje të gjërë kundër rrezeve UVA dhe UVB (SPF 50+).
- Mund të aplikohet direkt mbi lëkurë të lagur duke ruajtur plotësisht efektivitetin e mbrojtjes nga dielli.
- E përshtatshme për lëkurën e ndjeshme dhe të butë të foshnjave dhe fëmijëve.
- Formulimi si spray e bën shumë të lehtë dhe praktik aplikimin në të gjitha pjesët e trupit.
- Shumë rezistente ndaj ujit dhe djersës, ideale për ditë aktive jashtë dhe për not.
- Formulim i sigurt; pa parfum, ngjyra, alkool dhe derivatet e grurit.
- Hipoalergjenik dhe i testuar nën mbikëqyrje pediatrike dhe dermatologjike.
- Testuar për Nikel, Kobalt, Krom, Palladium dhe Merkur (më pak se 1ppm secili) për të minimizuar rreziqet e irritimit.
Rilastil Sun System Baby Transparent Spray (SPF 50+) është një krem-spray i përshtatshëm për t`u përdorur tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Aplikoni në lëkurë në mënyrë të barabartë një sasi të konsiderueshme të kremit afërsisht 30 minuta para ekspozimit në diell.
Përsërisni aplikimin çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Mund ta aplikoni mbrojtësin edhe mbi lëkurën e lagur, sepse ka gjithsesi një efikasitet maksimal.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Methylal, C12-15 Alkyl Benzoate, Denatured Alcohol, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, Polyester-7, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Bisabolol, Glycerin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Diglycerin, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Aqua (Water), Tocopheryl Acetate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.