Rilastil Sun System Baby Vapo Spray (SPF50+), 200ml
Rilastil Sun System Baby Vapo Spray (SPF50+) është një emulsion për trupin e foshnjave dhe fëmijëve, i cili ka një teksturë të lehtë dhe që përthithet shpejt.
Rilastil Sun System Baby Vapo Spray (SPF50+) mbron lëkurën e ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve nga rrezet UVB dhe UVA dhe ushtron një veprim antioksidues, duke parandaluar shfaqjen e djegieve nga dielli, njollave dhe skuqjeve të diellit.
Falë shpërndarësit inovativ me “trigger”, aplikimi bëhet veçanërisht i lehtë dhe i këndshëm.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Broad-Spectrum UV Filters –> Sigurojnë mbrojtje të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar djegiet nga dielli, njollat dhe dëmtimet e shkaktuara nga dielli.
- Pro-DNA Complex –> Përbërës që përmban ekstrakte bimore me veprim antioksidues; mbron ADN-në qelizore nga dëmtimi oksidativ të shkaktuar nga rrezet UV dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe shëndetit të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje SPF 50+ ndaj rrezeve UVB dhe UVA për të parandaluar djegiet e diellit, skuqjen dhe dëmtimet afatgjata të lëkurës.
- Ka një teksturë të lehtë, sepse është një emulsion jo yndyror dhe që përthithet shpejt pa lënë mbetje të rëndë ose gjurmë të bardha në lëkurë.
- E përshtatshme për lëkurën e ndjeshme dhe të butë të foshnjave dhe fëmijëve.
- Formulimi si spray e bën shumë të lehtë dhe praktik aplikimin në të gjitha pjesët e trupit.
- Shumë rezistente ndaj ujit dhe djersës, ideale për ditë aktive jashtë dhe për not.
- Hipoalergjenik dhe i testuar nën mbikëqyrje pediatrike dhe dermatologjike.
- Testuar për Nikel, Kobalt, Krom, Palladium dhe Merkur (më pak se 1ppm secili) për të minimizuar rreziqet e irritimit.
Rilastil Sun System Baby Vapo Spray (SPF50+) është një emulsion-spray i përshtatshëm për t`u përdorur tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Aplikoni në lëkurë në mënyrë të barabartë një sasi të konsiderueshme të kremit afërsisht 30 minuta para ekspozimit në diell.
Përsërisni aplikimin çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Mund ta aplikoni mbrojtësin edhe mbi lëkurën e lagur, sepse ka gjithsesi një efikasitet maksimal.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Propylene Glycol, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ceteareth-25, Microcrystalline Cellulose, Disodium Ethylene Dicocamide PEG-15 Disulfate, Polyester-7, Neopentyl Glycol Diheptanoate, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Bisabolol, Oryzanol, Tocopheryl Acetate, Diglycerin, Xanthan Gum, Glycerin, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.