Rilastil Sun System Compact Uniforming Cream (SPF 50+) 01 Beige x 10g
Rilastil Sun System Compact Uniforming Cream (SPF 50+) është një krem me veprim të shumëfishtë që premton të zbukurojë lëkurën tuaj duke ofruar disa përfitime kujdesi njëkohësisht.
Nga njëra anë, ky krem kompakt është i aftë të mbulojë papërsosmëritë e lëkurës si njollat, shenjat apo aknet. Ai e arrin këtë përmes një veprimi jo komedogjenik, duke parandaluar kështu shfaqjen e papërsosmërisë së re.
Në të njëjtën kohë, Rilastil Sun System Uniforming Compact Cream ndihmon në arritjen e një tonaliteti më uniform të lëkurës. Formula krijon një ngjyrë të barabartë të fytyrës, duke ofruar një efekt të natyrshëm.
Gjithashtu, Rilastil Uniforming Compact Cream fokusohet edhe në ushqyerjen dhe mbrojtjen e lëkurës.
Falë SPF50+ ky krem kompakt mbron fytyrën nga rrezet e dëmshme UVA dhe UVB, duke parandaluar djegiet, skuqjet e diellit dhe dëmet afatgjata si njollat dhe plakjen e parakohshme. Për më tepër, me Pro-DNA Complex përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke e ndihmuar atë të mbetet e shëndetshme dhe e bukur.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron një mbulim të lartë dhe efektiv të papërsosmërive të lëkurës të tilla si aknet, shenjat, njollat, vitiligo dhe njollat e errëta.
- Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA-UVB.
- Rilastil Sun System Compact Uniforming Cream (SPF 50+) vjen në tri tonalitete të ndryshme si; Beige, Bronze, Doré duke dhënë mundësinë e përshtatjes maksimale me lëkurën tuaj.
- Nuanca 01 Beige është e formuluar për të ofruar një përputhje natyrale për lëkurat me tonalitet më të çelët, duke krijuar një pamje uniforme dhe të ndriçuar, por jo të errët.
- Ka një teksturë kompakte dhe kremoze, e cila përthithet lehtë dhe përshtatet menjëherë me tonalitetin e lëkurës.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
- Kutia e amblazhimit përmban një pasqyrë të integruar dhe një sfungjer të vogël për aplikim.
Kini kujdes në përzgjedhjen e Rilastil Sun System Compact Uniforming Cream (SPF 50+), në mënyrë që zgjedhja juaj t`i përshtatatet plotësisht tonalitetit të lëkurës suaj.
Rilastil Sun System Compact Uniforming Cream (SPF 50+) rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur.
Ai është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Aplikojeni duke përdorur sfungjerin e vogël që gjendet në kuti dhe rivendoseni sipas nevojës derisa të arrini nivelin e mbulimit që dëshironi.
Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water); Dibutyl Adipate; Diethylhexyl Carbonate; Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine; Butyl Methoxydibenzoylmethane; Butyloctyl Salicylate; Ethylhexyl Salicylate; Coco Caprylate; Silica; Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate; Diethylhexyl Butamido Triazone; Polyglyceryl-6 Polyricinoleate; C12-15 Alkyl Benzoate; Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate; Polyester-7; CI 77891 (Titanium Dioxide); Polyglyceryl-3 Diisostearate; Ethylhexyl Triazone; 1,2-Hexanediol; Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter; Allantoin; Glycerin; Schisandra Chinensis Fruit Extract; Sodium Hyaluronate; Diglycerin; Lysine; Artemisia Umbelliformis Extract; Buddleja Davidii Leaf Extract; Peucedanum Ostruthium Leaf Extract; Pinus Pinaster Bark/Bud Extract; Cetyl Alcohol; Neopentyl Glycol Diheptanoate; Magnesium Sulfate; Disteardimonium Hectorite; Euphorbia Cerifera Wax [Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax]; Stearalkonium Hectorite; Polyglycerin-6; Propylene Carbonate; Aluminum Hydroxide; Sodium Lauroyl Glutamate; Magnesium Chloride; Hydroxyacetophenone; Tocopheryl Acetate; Tocopherol; Ascorbyl Palmitate; Sodium Benzoate; Potassium Sorbate; CI 77492 (Iron Oxides); CI 77491 (Iron Oxides); CI 77499 (Iron Oxides); Parfum (Fragrance).