DERMOKOZMETIKA

Rilastil Sun System D-Clar Unifroming Cream Light (SPF 50+), 40ml

Krem dielli me spektër të gjerë dhe faktor shumë të lartë mbrojtjeje, i formuluar për të uniformizuar ngjyrën e lëkurës, parandaluar njollat e errëta dhe mbrojtur lëkurën e ndjeshme nga dëmtimet e rrezeve UVA/UVB dhe radikalet e lira.
In stock
SKU
Rilastil4
Special Price 2 095 Lekë Regular Price 4 190 Lekë
-50%

Krem fotombrojtës me teksturë velvet i formuluar posaçërisht me Claritech Complex, për të parandaluar dhe kundërshtuar formimin e njollave të errëta.

Pigmentët e tij uniformues lejojnë të maskohen hiperpigmentimet dhe të sigurohet një ngjyrë e njëtrajtshme e lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Claritech Complex-> Parandalon dhe redukton formimin e njollave të errëta, ndriçon lëkurën dhe uniformizon tonalitetin e saj.
  • Filtrat diellorë (UVA/UVB)-> Sigurojnë mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB, parandalojnë djegiet diellore dhe dëmtimet aktinike. 
  • Pigmentët uniformues (Tinted pigments)-> Maskojnë hiperpigmentimet ekzistuese, duke siguruar një ngjyrë të lëkurës të njëtrajtshme dhe uniforme. 
  • Vitamina E-> Antioksidant i fuqishëm, mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ i shkaktuar nga rrezet UV. 
  • Niacinamide (Vitamin B3)-> Ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, qetëson inflamacionin dhe ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimeve të reja. 
  • Sodium Hyaluronate (Acidi Hialuronik)-> Siguron hidratim të thellë, ruan elasticitetin dhe qetëson lëkurën e ndjeshme. 
  • Bisabolol-> Agjent qetësues që redukton skuqjet dhe irritimet e lëkurës, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë (UVB-UVA) dhe trajton aktivisht njollat ekzistuese, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja. 
  2. Nuanca e lehtë përdor pigmente balancuese për të maskuar hiperpigmentimet, duke dhënë një ngjyrë të lëkurës më homogjene dhe uniforme. 
  3. Formuluar për të luftuar plakjen e parakohëshme të lëkurës të shkaktuar nga dielli. 
  4. Ofron elasticitet për një lëkurë më të shëndetshme. 
  5. Rezistent ndaj ujit, djersitjes dhe fërkimit. -Hipoalergjik dhe jo komedogjenik.

Kini kujdes në përzgjedhjen e duhur të kremit, duke u bazuar në tonalitetin e lëkurës suaj sepse Rilastil Sun System D-Clar Unifroming Cream (SPF 50+) vjen në formën Light dhe Medium.

Rilastil Sun System D-Clar Unifroming Cream Light (SPF 50+) mund të përdoret vetëm nga të rritur.

Ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni në mënyrë të barabartë në zonat e ekspozuara 20-30 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni mbrojtësin shpesh gjatë ekspozimit në diell, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 40 ml.

Përbërësit;  Aqua (Water), Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Silica, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Adipate, CI 77491 (Titanium Dioxide), Ceteareth-25, Ceteth-2, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Glycerin, Niacinamide, Potassium Cetyl Phosphate, Isodecyl Neopentanoate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Polyester-7, Glyceryl Behenate, Methylpropanediol, Neopentyl Glycol Diheptanoate, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetyl Alcohol, CI 77492 (Iron Oxides), Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Xanthan Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Tocopheryl Acetate, Bisabolol, Oryzanol, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Artemisia Umbelliformis Extract, Tetrapeptide-30, Aluminum Hydroxide, Sodium Lauroyl Glutamate, CI 77491 (Iron Oxides), Caprylic/Capric Triglyceride, Lysine, CI 77499 (Iron Oxides), Magnesium Chloride, Diglycerin, Hydroxyacetophenone, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).

Back to Top