Rilastil Sun System D-Clar Unifroming Cream Medium (SPF 50+), 40ml
Krem fotombrojtës me teksturë velvet i formuluar posaçërisht me Claritech Complex, për të parandaluar dhe kundërshtuar formimin e njollave të errëta.
Pigmentët e tij uniformues lejojnë të maskohen hiperpigmentimet dhe të sigurohet një ngjyrë e njëtrajtshme e lëkurës, kryesisht për lëkurat me tonalitet mesatar dhe pak më të errët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Claritech Complex-> Parandalon dhe redukton formimin e njollave të errëta, ndriçon lëkurën dhe uniformizon tonalitetin e saj.
- Filtrat diellorë (UVA/UVB)-> Sigurojnë mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB, parandalojnë djegiet diellore dhe dëmtimet aktinike.
- Pigmentët uniformues (Tinted pigments)-> Maskojnë hiperpigmentimet ekzistuese, duke siguruar një ngjyrë të lëkurës të njëtrajtshme dhe uniforme.
- Vitamina E-> Antioksidant i fuqishëm, mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ i shkaktuar nga rrezet UV.
- Niacinamide (Vitamin B3)-> Ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës, qetëson inflamacionin dhe ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimeve të reja.
- Sodium Hyaluronate (Acidi Hialuronik)-> Siguron hidratim të thellë, ruan elasticitetin dhe qetëson lëkurën e ndjeshme.
- Bisabolol-> Agjent qetësues që redukton skuqjet dhe irritimet e lëkurës, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë (UVB-UVA) dhe trajton aktivisht njollat ekzistuese, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja.
- Nuanca e lehtë përdor pigmente balancuese për të maskuar hiperpigmentimet, duke dhënë një ngjyrë të lëkurës më homogjene dhe uniforme.
- Formuluar për të luftuar plakjen e parakohëshme të lëkurës të shkaktuar nga dielli.
- Ofron elasticitet për një lëkurë më të shëndetshme.
- Rezistent ndaj ujit, djersitjes dhe fërkimit.
- Hipoalergjik dhe jo komedogjenik.
Kini kujdes në përzgjedhjen e duhur të kremit, duke u bazuar në tonalitetin e lëkurës suaj sepse Rilastil Sun System D-Clar Unifroming Cream (SPF 50+) vjen në formën Light dhe Medium.
Rilastil Sun System D-Clar Unifroming Cream Medium (SPF 50+) mund të përdoret vetëm nga të rritur.
Ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni në mënyrë të barabartë në zonat e ekspozuara 20-30 minuta para ekspozimit në diell.
Riaplikoni mbrojtësin shpesh gjatë ekspozimit në diell, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Silica, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Adipate, CI 77491 (Titanium Dioxide), Ceteareth-25, Ceteth-2, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Glycerin, Niacinamide, Potassium Cetyl Phosphate, Isodecyl Neopentanoate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Polyester-7, Glyceryl Behenate, Methylpropanediol, Neopentyl Glycol Diheptanoate, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetyl Alcohol, CI 77492 (Iron Oxides), Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Xanthan Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Tocopheryl Acetate, Bisabolol, Oryzanol, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Artemisia Umbelliformis Extract, Tetrapeptide-30, Aluminum Hydroxide, Sodium Lauroyl Glutamate, CI 77491 (Iron Oxides), Caprylic/Capric Triglyceride, Lysine, CI 77499 (Iron Oxides), Magnesium Chloride, Diglycerin, Hydroxyacetophenone, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).