SUPLEMENTE DHE USHQIME

Rilastil Sun System Food Supplement x 30 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur mbrojtjen e lëkurës ndaj efektit të dëmshëm të diellit, duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit, elasticitetit dhe rigjenerimit të saj nga brenda.
In stock
SKU
Rilastil31
Special Price 1 575 Lekë Regular Price 3 150 Lekë
-50%

Rilastil Sun System Food Supplement është një shtesë ushqimore që përmban substanca me veprim antioksidant (Vitamina E, Selen, ekstrakt fara rrushi dhe luteinë), acide yndyrore polinsaturuese (acid gamma-linolenik), Vitamina B3, Vitamina D dhe L-tirozinë.

Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në kundërvënien e ndryshimeve degjenerative të qelizave dhe indeve, të shkaktuara nga proceset oksidative të radikalëve të lirë, të cilët prodhohen veçanërisht gjatë ekspozimit në diell dhe nga ndotja mjedisore.

Ai rekomandohet në rast të një nevoje të shtuar ose furnizimi të pamjaftueshëm me këto lëndë ushqyese përmes dietës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina E–> Antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimi oksidativ të shkaktuar nga radikalët e lirë, duke ndihmuar në ruajtjen e integritetit të lëkurës gjatë ekspozimit në diell.
  • Seleni–> Mineral antioksidant që mbështet mbrojtjen qelizore, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit të indeve nga stres oksidativ.
  • Ekstrakt fara rrushi (Grape Seed Extract)–> Përmban proantocianidinë me fuqi antioksiduese, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës dhe indeve nga efektet e radikalëve të lirë dhe ndotjes mjedisore.
  • Luteina–> Karotenoid që vepron si antioksidant në lëkurë dhe inde, duke kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi diellor dhe plakja e parakohshme.
  • Acid gamma-linolenik (GLA)–> Acid yndyror esencial që ndihmon në mbajtjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës, duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksidativ.
  • Vitamina B3 (Niacinamide)–> Përmirëson barrierën e lëkurës dhe qarkullimin e gjakut, ndihmon në rigjenerimin e indeve dhe zvogëlon efektet e dëmshme të diellit.
  • Vitamina D–> Mbështet funksionin normal të lëkurës dhe sistemit imunitar, duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara nga dielli.
  • L-tirozina–> Aminoacid që kontribuon në prodhimin e melaninës, pigmenti natyral i lëkurës, duke ndihmuar në mbrojtjen e saj ndaj dëmtimit nga rrezet UV. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ndihmon lëkurën të përballet më mirë me efektet e rrezatimit UV. 
  2. Mbron qelizat nga dëmtimi oksidativ. 
  3. Ruan shëndetin dhe elasticitetin e barrierës së lëkurës. 
  4. Redukton efektet e plakjes së parakohshme të lëkurës për shkak të ekspozimit në diell. 
  5. Ideale për personat me lëkurë të ndjeshme ose ekspozim të shpeshtë në diell. 
  6. Vjen në formën e kapsulave që e bën të thjesht dhe praktik përdorimin e tyre në përditshmëri.

Rilastil Sun System Food Supplement është i rekomanduar të përdoret vetëm nga të rritur.

Përdorimi I këtij suplementi tek fëmijët nuk këshillohet.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk këshillohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose laktacionit.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

30 Kapsula

Përbërësit; L-Tyrosine, Soy Oil, Edible Gelatin, Borage Oil, Resistance Agent: Glycerol, Grape Seed Extract, DL-α-Tocopheryl Acetate, Nicotinamide, Thickener: Beeswax, Lutein 20% Oil Suspension, Emulsifier: Soy Lecithin, Colorants: Iron Oxides, Cholecalciferol, Sodium Selenite.

Back to Top