Rilastil Sun System Transparent Spray (SPF15), 200ml
Rilastil Sun System Transparent Spray (SPF15) ka një formulë inovative transparente, që lejon aplikimin e produktit edhe mbi lëkurë të lagur, duke siguruar mbrojtjen e duhur nga dielli.
Ai mbron lëkurën nga rrezet UVB dhe UVA dhe ushtron veprim antioksidant, duke parandaluar shfaqjen e djegieve, njollave dhe eritemave diellore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Pro-DNA Complex –> Mbron lëkurën nga dëmtimet e diellit dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit.
- Glicerinë –> Hidraton lëkurën dhe e mban të butë.
- Vitamin E –> Vepron si antioksidant, duke mbrojtur lëkurën nga plakja dhe dëmtimet oksidative.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje mesatare ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
- Ka një teksturë të lehtë, e cila përthithet shpejt dhe nuk lë një përfundim yndyror apo ngjitës në lëkurë.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
- Mund të përdoret në lëkurë të thatë ose të lagur dhe gjithsesi ka efikasistet maksimal në të dya rastet.
- Vjen në formë spray, e cila lejon aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm në zona të mëdha të trupit.
- Pa alkool, ngjyrues, silikone dhe derivate gruri, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë delikate ose reaktive.
- Hipoalergjike dhe e testuar klinikisht për metale të rënda për të minimizuar rrezikun e alergjive.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
Rilastil Sun System Transparent Spray (SPF15) është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në trup në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Mund ta aplikoni edhe në lëkurë të lagur.
Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; C12-15 Alkyl Benzoate, Methylal, Alcohol Denat., Butyloctyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Salicylate, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polyester-7, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Ethylhexyl Triazone, Bisabolol, Glycerin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Diglycerin, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Aqua (Water), Tocopheryl Acetate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).