Rilastil Sun System Transparent Stick (SPF 50+), 8.5ml
Rilastil Sun System Transparent Stick ka një teksturë që përhapet lehtësisht mbi buzët dhe zonat e tjera të ndjeshme të fytyrës (si hunda, mollëzat, konturet e syve), duke krijuar një shtresë mbrojtëse ndaj rrezeve UV dhe duke parandaluar thatësinë dhe dehidratimin.
Ajo është transparente dhe nuk lë një përfundim me efekt të bardhë apo ndjesi yndyrore në lëkurë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- UVB & UVA Filters-> Sigurojnë mbrojtje të lartë SPF 50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar djegiet, njollat dhe plakjen e parakohshme të lëkurës.
- Emollient Agents (Agjentë zbutës/hidratuese)-> Hidratojnë lëkurën, lehtësojnë aplikimin e stick-ut dhe qetëson zonat e ndjeshme si buzët dhe konturet e syve.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për lëkurë të ndjeshme.
- I përshtatshëm për zona të ndjeshme dhe delikate si buzët, hunda, konturet e syve, mollëzat, plagët, njollat dhe njollat e hiperpigmentuara.
- Përfundimi që lë pas aplikimit është transparent, pa ndjesi yndyrore dhe pa shenja të bardha mbi lëkurë.
- Pa alkool, ngjyrues, silikone dhe derivate gruri, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë delikate ose reaktive.
- Hipoalergjike dhe e testuar klinikisht për metale të rënda për të minimizuar rrezikun e alergjive.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
Rilastil Sun System Transparent Stick (SPF 50+) është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në buzë dhe në zonat e tjera sensitive të fytyrës si buzët, hunda, konturet e syve, mollëzat, plagët, njollat dhe njollat e hiperpigmentuara.
Rekomandohet që aplikimi i mbrojtësit të bëhet 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Coco-Caprylate/Caprate, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ethylhexyl Triazone, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Tocopherol, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Ethyl Vanillin, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Diglycerin, Glycerin, Aqua (Water), Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.