Rilastil Sun System Vapo Spray (SPF 30), 200ml
Rilastil Sun System Vapo Spray (SPF 30) është një emulsion mbrojtës për trupin me një teksturë të lehtë dhe që përthithet shpejt.
Ai mbron lëkurën nga rrezet UVB dhe UVA dhe ushtron veprim antioksidant, duke parandaluar shfaqjen e djegieve, njollave dhe eritemave nga dielli.
Falë shpërndarësit në formë spray, aplikimi bëhet veçanërisht i lehtë dhe i këndshëm.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamin E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalët e lirë dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga rrezet UV, ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe pamjes rinore të lëkurës.
- Pro-DNA Complex-> Kompleks ekskluziv që mbron ADN-në e qelizave të lëkurës, ruan elasticitetin dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës, duke parandaluar dëmtimet dhe plakjen e parakohshme nga ekspozimi në diell.
- Glicerinë-> Agjent hidratues që tërheq dhe mban ujin në lëkurë, duke parandaluar tharjen dhe duke ruajtur butësinë dhe komoditetin, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj diellit.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron mbulim të plotë ndaj rrezeve UVB dhe UVA, duke ndihmuar në parandalimin e djegieve nga dielli dhe dëmtimeve afatgjata të shkaktuara nga dielli.
- Vjen në formë spray, e cila lejon aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm në zona të mëdha të trupit.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
- Ka një teksturë të lehtë, e cila përhapet dhe përthithet shpejt nga lëkura, pa lënë njolla të bardha ose të dukshme në lëkurë.
- Pa alkool, ngjyrues, silikone dhe derivate gruri, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë delikate ose reaktive.
- Hipoalergjike dhe e testuar klinikisht për metale të rënda për të minimizuar rrezikun e alergjive.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
Rilastil Sun System Vapo Spray (SPF 30) rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur.
Ai është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në trup në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Propylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ceteareth-25, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Microcrystalline Cellulose, Disodium Ethylene Dicocamide PEG-15 Disulfate, Polyester-7, Neopentyl Glycol Diheptanoate, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Bisabolol, Oryzanol, Tocopheryl Acetate, Xanthan Gum, Diglycerin, Glycerin, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).