DERMOKOZMETIKA

Rilastil Sun System Velvet Lotion (SPF 30), 200ml

Emulsion mbrojtës me teksturë të butë, hidratues dhe zbutës, me mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVB-UVA, i cili ushtron veprim antioksidant, parandalon shfaqjen e djegieve nga dielli, njollave dhe eritemave solare, si dhe ruan hidratimin e lëkurës për 24 orë.
In stock
SKU
Rilastil22
Special Price 2 095 Lekë Regular Price 4 190 Lekë
-50%

Ky emulsion (locion/qumësht) mbrojtës me teksturë të butë mund të përdoret në fytyrë dhe në trup dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.

Ai ka veti hidratuese dhe zbutëse, është i lehtë për t’u aplikuar dhe që ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezatimit UVB-UVA. Ushtron gjithashtu veprim antioksidant, ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli, njollave dhe eritemave solare, si dhe ruan hidratimin e lëkurës për 24 orë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Pro-DNA Complex-> Një kompleks ekskluziv që mbron ADN-në e qelizave të lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV, ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe shëndetit të lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme. 
  • Bisabolol & Oryzanol-> Bisabolol është një përbërës qetësues dhe anti-inflamator që redukton irritimin dhe skuqjen e lëkurës, ndërsa Oryzanol është një antioksidant natyral që mbron qelizat nga radikalët e lirë dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimeve nga dielli.
  • Ekstrakte bimore-> Përbërës bimorë aktivë që ofrojnë mbrojtje antioksidante dhe ushqim për lëkurën, duke kontribuar në hidratim, rigjenerim dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës.
  • Vitamin E -> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga stresit oksidativ dhe radikalët e lirë, ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe pamjen rinore të lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të parandaluar djegiet nga dielli, njollat dhe eritemën (skuqjen). 
  2. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. 
  3. Ka një teksturë të lehtë, e cila përhapet dhe përthithet shpejt nga lëkura, pa lënë njolla të bardha ose të dukshme në lëkurë. 
  4. Pa alkool, ngjyrues, silikone dhe derivate gruri, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë delikate ose reaktive. 
  5. Hipoalergjike dhe e testuar klinikisht për metale të rënda për të minimizuar rrezikun e alergjive. 
  6. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

Rilastil Sun System Velvet Lotion (SPF 30) rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur.

Ai është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.

Aplikoni mbrojtësin në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Përbërësit;  Aqua (Water), Silica, Butyloctyl Salicylate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ceteareth-25, Ceteth-2, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Adipate, Potassium Cetyl Phosphate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Isodecyl Neopentanoate, Polyester-7, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Behenate, Sodium Polyacrylate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Bisabolol, Oryzanol, Tocopheryl Acetate, Peucedanum ostruthium Leaf Extract, Buddleja davidii Leaf Extract, Artemisia umbelliformis Extract, Pinus pinaster Bark/Bud Extract, Schisandra chinensis Fruit Extract, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Diglycerin, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).

Back to Top