DERMOKOZMETIKA

Rilastil Sun System Water Touch Color Fluid (SPF 50+), 50ml

Fluid diellor me ngjyrë dhe teksturë ultra të lehtë, i krijuar për të ofruar mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke uniformizuar tonalitetin e lëkurës dhe duke siguruar një pamje natyrale, matifikuese për lëkurat sensitive, normale dhe mikse.
In stock
SKU
Rilastil10
Special Price 1 605 Lekë Regular Price 3 210 Lekë
-50%

Rilastil Sun System Water Touch Color Fluid (SPF 50+) ofron mbrojtje të lartë nga dielli me një përfundim mat dhe të butë si mëndafsh, duke dhënë një ngjyrë natyrale.

Formuluar posaçërisht për lëkurat sensitive, mikse ose të yndyrshme, ky fluid pa alkool, pa parfum dhe pa surfaktantë siguron mbulim uniform dhe shërben si një bazë ideale për make-up.

Formula është e pasur me përbërës hidratues dhe qetësues, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UVA/UVB, ndotja dhe stresi oksidativ, duke reduktuar shkëlqimin e tepruar dhe duke përmirësuar tonalitetin e lëkurës për një pamje të lëmuar dhe të ndritshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Sodium Hyaluronate (Acidi Hialuronik) –> Hidraton thellësisht lëkurën, e mbush dhe e bën të duket më e lëmuar.
  • Schisandra Chinensis Extract –> Qetëson dhe forcon barrierën natyrale të lëkurës, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër irritimeve. 
  • Pro DNA Complex –> Përzierje antioksidante e ekstrakteve bimore që ndihmon në mbrojtjen e ADN-së së qelizave nga dëmtimi oksidativ dhe stresi i rrezeve UV. 
  • Vitaminë E (Tocopherol) –> Një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga stresit oksidativ dhe radikalet e lira, duke parandaluar dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe shëndetit të lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Parandalon shfaqjen e djegieve nga dielli, njollave dhe eritemës diellore. 
  2. Siguron deri në 8 orë hidratim nga momenti i administrimit. 
  3. Vepron si antioksidant.
  4. Minimizon irritimin e syve. 
  5. Pa emulsifikues që minimizon fazën e yndyrës, duke dhënë një ndjesi mëndafshi. 
  6. I përshtatshëm për lëkura normale në mikse, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme. 
  7. Formula jo-komedogjene, e cila përthithet menjëherë, duke e bërë një bazë ideale për make-up. 
  8. Rezistente ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

Rilastil Sun System Water Touch Color Fluid (SPF 50+) rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur.

Ai është i përshtatshëm për lëkurë normal në mikse, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.

Aplikoni mbrojtësin në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

50 ml

Përbërësit;  Aqua (Water), Dibutyl Adipate, Diethylhexyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Salicylate, Coco-Caprylate, Silica, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, C12-15 Alkyl Benzoate, Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate, Polyester-7, CI 77891 (Titanium Dioxide), Polyglyceryl-3 Diisostearate, Ethylhexyl Triazone, 1,2-Hexanediol, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Allantoin, Glycerin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Diglycerin, Lysine, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Cetyl Alcohol, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Magnesium Sulfate, Disteardimonium Hectorite, Euphorbia Cerifera Cera [Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax], Stearalkonium Hectorite, Polyglycerin-6, Propylene Carbonate, Aluminum Hydroxide, Sodium Lauroyl Glutamate, Magnesium Chloride, Hydroxyacetophenone, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, CI 77492 (Iron Oxides), CI 77491 (Iron Oxides), CI 77499 (Iron Oxides), Parfum (Fragrance).

Back to Top