DERMOKOZMETIKA

Rilastil Transparent Spray Wet Skin (SPF 30), 200ml

Mbrojtës dielli në formë spray me spektër të gjerë dhe mbrojtje shumë të lartë, i formuluar për t`u aplikuar direkt mbi lëkurë të lagur, duke siguruar mbrojtje efektive UVA/UVB, rehati të menjëhershme dhe një teksturë transparente që përthithet shpejt pa lënë mbetje yndyrore në lëkurë.
In stock
SKU
Rilastil24
Special Price 1 680 Lekë Regular Price 3 360 Lekë
-50%

Rilastil Transparent Spray Wet Skin (SPF 30) ka një formulë transparente inovative, e cila lejon aplikimin e produktit edhe mbi lëkurë të lagur, duke garantuar mbrojtjen e duhur ndaj diellit.

Ai mbron lëkurën nga rrezet UVB dhe UVA dhe ushtron veprim antioksidant, duke parandaluar shfaqjen e djegieve nga dielli, njollave dhe eritemave solare.

Ky produkt ka një qasje me dy veprime, i cili ndihmon në parandalimin jo vetëm të djegieve nga dielli, por edhe të shfaqjes së njollave, skuqjeve dhe shenjave të tjera të dëmtimit nga dielli. Ai është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme falë formulës së tij të testuar dermatologjikisht, duke ofruar jo vetëm mbrojtje, por edhe një efekt qetësues.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Pro-DNA Complex-> Kompleks ekskluziv që mbron ADN-në e qelizave të lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV. Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe shëndetit të lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimet strukturore të lëkurës. 
  • Schisandra Chinensis-> Ekstrakt frutash me veprim antioksidant të fuqishëm, i cili mbron lëkurën nga radikalët e lirë dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit.
  • Buddleja, Artemisia, dhe Maritime Pine Extracts-> Ekstrakte bimore që ofrojnë mbrojtje antioksidante dhe qetësuese. 
  1. Buddleja Davidii: ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e diellit dhe stresin oksidativ.
  2. Artemisia Umbelliformis: vepron qetësues dhe anti-inflamator, redukton irritimin dhe skuqjen e lëkurës.
  3. Pinus Pinaster (Maritime Pine) Bark/Bud Extract: antioksidant i fuqishëm, i cili mbron qelizat nga radikalët e lirë dhe përmirëson rigjenerimin dhe elasticitetin e lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB. 
  2. Mund të aplikohet si mbi lëkurë të lagur ashtu edhe mbi lëkurë të thatë pa humbur efikasitetin e saj mbrojtës. 
  3. Vjen në formë spray, e cila lejon aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm në zona të mëdha të trupit. 
  4. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme. 
  5. Ka një teksturë të lehtë, e cila përhapet dhe përthithet shpejt nga lëkura, pa lënë njolla të bardha ose të dukshme në lëkurë. 
  6. Pa alkool, ngjyrues, silikone dhe derivate gruri, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë delikate ose reaktive. 
  7. Hipoalergjike dhe e testuar klinikisht për metale të rënda për të minimizuar rrezikun e alergjive. 
  8. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

Rilastil Transparent Spray Wet Skin (SPF 30) është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.

Aplikoni mbrojtësin në trup në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Mund ta aplikoni edhe në lëkurë të lagur.

Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir. 

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe me spray, 200 ml.

Përbërësit;  C12-15 Alkyl Benzoate, Methylal, Alcohol Denat., Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, Polyester-7, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Bisabolol, Glycerin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Diglycerin, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Aqua (Water), Tocopheryl Acetate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).

Back to Top