Rilastil Transparent Spray Wet Skin (SPF 50+), 200ml
Rilastil Transparent Spray Wet Skin (SPF 50+) ka një formulë transparente inovative, e cila lejon aplikimin e produktit edhe mbi lëkurë të lagur, duke garantuar mbrojtjen e duhur ndaj diellit. Ai mbron lëkurën nga rrezet UVB dhe UVA dhe ushtron veprim antioksidant, duke parandaluar shfaqjen e djegieve nga dielli, njollave dhe eritemave solare.
Ky produkt ka një qasje me dy veprime ndihmon në parandalimin jo vetëm të djegieve nga dielli, por edhe të shfaqjes së njollave, skuqjeve dhe shenjave të tjera të dëmtimit nga dielli.
Ai është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme falë formulës së tij të testuar dermatologjikisht, duke ofruar jo vetëm mbrojtje, por edhe një efekt qetësues.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Pro-DNA Complex –> Ky kompleks i avancuar ndihmon në mbrojtjen dhe rigjenerimin e ADN-së së qelizave të lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV. Ai kontribuon në ruajtjen e shëndetit dhe elasticitetit të lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimet molekulare nga dielli.
- Vitamin E–> Një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalët e lirë dhe stresit oksidativ të shkaktuar nga dielli. Ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme, ruan integritetin e qelizave dhe mbështet rigjenerimin e lëkurës.
- Glicerinë –> Një agjent intensiv hidratues që tërheq dhe mban ujin në lëkurë, duke e bërë atë të butë, të lëmuar dhe të rehatshme. Glicerina ndihmon në ruajtjen e hidratimit edhe gjatë ekspozimit ndaj diellit, duke parandaluar tharjen dhe ndjesinë e shtrëngimit të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
- Mund të aplikohet si mbi lëkurë të lagur ashtu edhe mbi lëkurë të thatë pa humbur efikasitetin e saj mbrojtës.
- Vjen në formë spray, e cila lejon aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm në zona të mëdha të trupit.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
- Ka një teksturë të lehtë, e cila përhapet dhe përthithet shpejt nga lëkura, pa lënë njolla të bardha ose të dukshme në lëkurë.
- Pa alkool, ngjyrues, silikone dhe derivate gruri, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë delikate ose reaktive.
- Hipoalergjike dhe e testuar klinikisht për metale të rënda për të minimizuar rrezikun e alergjive.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
Rilastil Transparent Spray Wet Skin (SPF 50+) është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në trup në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Mund ta aplikoni edhe në lëkurë të lagur.
Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Methylal, C12-15 Alkyl Benzoate, Alcohol Denat., Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Crosspolymer, Polyester-7, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Bisabolol, Glycerin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Diglycerin, Artemisia Umbelliformis Extract, Buddleja Davidii Leaf Extract, Peucedanum Ostruthium Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark/Bud Extract, Aqua (Water), Tocopheryl Acetate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance)