DERMOKOZMETIKA

Rilastil Ultra Protector 100 (SPF 50+), 50ml

Fluid hidratues me mbrojtje shumë të lartë nga dielli, i formuluar posaçërisht për lëkurë hipersensitive, reaktive dhe intolerante ndaj rrezeve të diellit.
In stock
SKU
Rilastil1
Special Price 1 815 Lekë Regular Price 3 630 Lekë
-50%

Rilastil Ultra Protector 100 ofron mbrojtje të avancuar ndaj diellit dhe është projektuar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme dhe reaktive.

Kombinimi i filtrave të fortë kundër diellit si Tinosorb S, Uvinul A Plus, Uvinul T150 dhe Avobenzone,është në gjendje të ofrojë mbrojtje kundër rrezeve UVA dhe UVB.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi hialuronik –> Ndihmon në hidratimin intensiv të lëkurës duke mbajtur ujin në shtresat e saj, duke e bërë lëkurën më të butë, më elastike dhe më të mbrojtur nga tharja.
  • Vitamina E –> Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet UV dhe faktorët e jashtëm, duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
  • Pro-DNA Complex –> Kompleks i avancuar që ndihmon në mbrojtjen e ADN-së qelizore nga dëmtimet oksidative të shkaktuara nga rrezatimi UV, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës.
  • Glicerina –> Një agjent hidratues efektiv që tërheq dhe mban lagështinë në lëkurë, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e barrierës mbrojtëse të saj.
  • Niacinamide–> Ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, përmirësojnë funksionin e barrierës së saj dhe kontribuon në reduktimin e skuqjes dhe irritimit.
  • Bisabolol –> Përbërës me veti qetësuese dhe anti-inflamatore që ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe në qetësimin e lëkurës së ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron mbrojtje ultra të lartë kundër rrezeve UVA/UVB. 
  2. Emulsion hidratues dhe mbrojtës njëkohësisht. 
  3. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe reaktive. 
  4. Ideal për persona me fototipe të çelëta dhe për personat me alergji ndaj diellit ose pas trajtimeve estetike. 
  5. Ka një teksturë ultra të lehtë dhe që përthithet shpejt. 
  6. Rezistent ndaj ujit, djersitjes dhe fërkimit. 
  7. Hipoalergjik dhe jo komedogjene.

Rilastil Ultra Protector 100 (SPF 50+) është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe reaktive, veçanërisht për persona me fototipe të çelëta.

Rekomandohet të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.

Tundeni mirë përpara përdorimit. 

Aplikoni një sasi të konsiderueshme dhe të bollshme në fytyrë dhe në trup 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Kushtojini vëmendje të veçantë zonave që kanë nevojë për mbrojtje shtesë.

Riaplikoni mbrojtësin shpesh gjatë ekspozimit në diell, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

50 ml

Përbërësit;  Aqua (Water), Dibutyl Adipate, Diethylhexyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Salicylate, Coco-Caprylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Ethylhexyl Triazone, Silica, Polyester-7, Euphorbia cerifera Cera [Euphorbia cerifera (Candelilla) Wax], Neopentyl Glycol Diheptanoate, Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Niacinamide, Theobroma cacao (Cocoa) Seed Butter, Bisabolol, Oryzanol, Artemisia umbelliformis Extract, Buddleja davidii Leaf Extract, Peucedanum ostruthium Leaf Extract, Schisandra chinensis Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Pinus pinaster Bark/Bud Extract, Magnesium Sulfate, Glycerin, Cetyl Alcohol, Disteardimonium Hectorite, 1,2-Hexanediol, Polyglycerin-6, Diglycerin, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Ascorbyl Palmitate, Hydroxyacetophenone, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate.

Back to Top